Restaurohet xhamia e vjetër në Brestovc të Rahovecit

Religjion

Restaurohet xhamia e vjetër në Brestovc të Rahovecit

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 13:00
Xhamia e vjetër në Brestovc të Rahovecit

Kanë filluar punimet për restaurimin dhe konservimin e xhamisë së vjetër në fshatin Brestovc të Komunës së Rahovecit, i cili është i vetmi monument i evidentuar në këtë fshat që prezanton një tërësi arkitekturore-shpirtërore nga fundi i shekullit 15.

Minarja e cila është e ruajtur pothuajse në tërësi paraqet një vepër më rëndësi arkitekturore – inxhenierike e ndërtuar me material vendor që i ka përballuar rrethanave të ndryshme gjatë historisë dhe kushteve atmosferike.

Restaurimi i xhamisë është dëshmi e përkushtimit institucional që duke e involvuar në këtë proces edhe komunitetin e fshatit tregohen përpjekjet në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është studimi dhe evidentimi i dëmeve të shkaktuara gjatë kohës si dhe ruajtja e gjendjes ekzistuese.

Ndërhyrje në monument  po bëhen duke sanuar pjesët e mbetura që do të ndikojë në ruajtjen e saj nga faktorët tjerë rrezikues dhe në sigurimin e jetëgjatësisë  së monumentit për gjeneratat e ardhshme.

Me  këto ndërhyrje restauruese-konservuese synohet bashkëveprimi i institucioneve të vendit në këtë rast Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe komunitetit të këtij fshati, por gjithsesi me këtë rast të ndikojë edhe në vetëdijesimin e popullatës për ruajtjen e trashëgimisë, por edhe promovimin e turizmit kulturor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat