Ana e Malit - Në Shas Meshë në perkujtim të Martirizimit të Shën Gjonit Pagezues

Religjion

Ana e Malit - Në Shas Meshë në perkujtim të Martirizimit të Shën Gjonit Pagezues

Nga: Beqir SINA Më: 30 gusht 2017 Në ora: 00:55
Mesha në Shas - ULQIN

SHAS - ULQIN Të martën më 29 gusht, Kisha Katolike kremtoi festën e martirizimit të shën Gjon Pagëzuesit. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre. Gjithnjë më 29 gusht përkujtohet edhe shën Sabina, romake. Duhet cekur se shumë nga martirët, e Kishës Katolike fjalët e fundit të tyre i kishin: “Rroftë Krishti Mbret!” Një përputhje e bukur për të kujtuar martirët.

Në përgatitjen e këtij kremtimi, ishin të angazhuar besimtarë të moshave të ndryshme, të cilët morën pjesë në këtë meshë që jepet në Martirizimin e Shën Gjon Pagëzuesit. Mesha u kremtua nën oborrin e kishës në Shas, me pjesëmarrje të madhe dhe aktive të besimtarëve. 

Don Gabriel Grabanica - MarkMhilli, meshtar i Braticës dhe Kellznës, i tha gazetës tonë se :”U mbajt buzë Kishës së Shën Gjonit, sepse mbrenda saj nuk është e mundur ose për shkaqe sigurie, sepse muret e saja janë drejte rrenimit nga faktori kohë, ose dhe nga faktori pushtet neglizhenca e pushtetit mamalzezë, në këtë trevë shqiptare”

“Sot qytetit te vdekur te 365 Kishave. Ju rikthye jeta me Meshê në perkujtim të Martirizimit të Shen Gjonit Pagezues”

Don Gabrieli, që udhëhoqi edhe meshën, thotë se :”Para peridhuës së komunizmit. besimtarët nga Kllezna, çdo vit kan shtegtua për këtë festë, në Shas, qytetit të vdekur të 365 Kishave. Duke ju rikthye jeta me Meshê në perkujtim të Martirizimit të Shen Gjonit Pagezueste, pikërishtë në gjurmët e këtyre Kishave, që pas erozionit, është ndërprerë nga një “erozion “ më i egër sesa koha, regjiimi i pamëshirshëm sllavo komunist. Dhe, vetëm me ardhjen e meshtarve të rinj?, dhe kontributin e besimtarëve shqiptar katolik, përsëri ka filluar kjo traditë në Shasin e legjendave që nga viti 2012”

Pas meshës, ishte gati darka në të cilën morën pjesë shumë besimtarë, mes tyre edhe ata që po përfundojnë pushimet e tyre në vendlindje, dhe kan ardhur nga Australia, Amerika, Kanadaja, Zvicra, Gjermania,Italia, Belgjika, Kroacia dhe Franca. 

"Ishte kjo një drekë në shoqërim vëllazëror gjatë së cilës besmtarët dhe meshtarët patën rastin të mësojmë më shumë nga jeta e Martirëve, pastaj, përveç kësaj, u fol per përgatitjet që kan filluar edhe  për datën 3 dhe 5 Shator, Kushtimin e Katedrales së Tivarit, dhe atë të të Shenjëtes Nëna Tereze, në Prishtinë", thotë Don Gabriel Grabanica - MarkMhilli, meshtar i Braticës dhe Kellznës, ne llogarine e tij ne rrjetin social Facebook.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat