Adami dhe Eva. Pse historia e Krijimit është në qendër të ndarjes spirituale?

Religjion

Adami dhe Eva. Pse historia e Krijimit është në qendër të ndarjes spirituale?

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 23:44
Adami dhe Eva

Rrëfimi biblik i Krijimit dhe fati i Adamit dhe Evës, paraardhësve të racës njerëzore, vazhdon të frymëzojë artistë dhe shkrimtarë. Por sipas një studimi të ri, ai është gjithashtu në qendër të një keqkuptimi të thellë mes fetarëve dhe jofetarëve.

Një sondazh i YouGov, i porositur nga Neëman University në Birmingham, ka gjetur se 72% e ateistëve të anketuar besojnë se dikush që është fetar nuk do të pranonte shkencën evolucionare. Në fakt, vetëm 19% e të anketuarve fetarë në sondazh hodhën poshtë mendimin darvinist, në favor të një leximi fjalë për fjalë të Librit të Zanafillës.

Sipas studimit, pothuajse dy të tretat e britanikëve – si dhe gati tre të katërtat e ateistëve – mendojnë se të krishterët duhet ta pranojnë pohimin e Zanafillës, se Perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe u ndal në ditën e shtatë. Por vetëm 16% e besimtarëve e pranojnë mitin e krijimit – sipas të cilit, sipas fjalëve të pyetësorit, “njerëzit dhe gjallesat e tjera janë krijuar nga Perëndia dhe kanë ekzistuar gjithmonë në formën e tyre aktuale”. Vetëm 9% e të gjithë të pyeturve e kundërshtojnë teorinë evolucionare.

Sipas profesor Fern Elsdon-Baker, e cila udhëhoqi studimin, gjetjet sugjerojnë një nevojë për të rishikuar stereotipet kur është fjala për besimin e krishterë. “Në një shoqëri që është gjithnjë e më jo fetare, kjo mospërputhje në perceptim mund të shihet si një formë paragjykimi ndaj grupeve fetare ose spirituale”, tha ajo. “Kjo mund të jetë një nga faktorët kontribues në grupet fetare ose individët që thonë se shohin një konflikt midis shkencës dhe fesë”. / Bota.al

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat