Më 23 shtator mbahet manifestimi “Takimet e Dom Mikelit”

Religjion

Më 23 shtator mbahet manifestimi “Takimet e Dom Mikelit”

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 19:52
Ilustrim

Manifestimi tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” do të mbahet më 23 shtator në Stubëll të Epërme të Vitisë.

Në kuadër të programit parashihet mbajtja e meshës pontifikale nga Imzot Dodë Gjergji, një fjalim i organizatorit Dom Jeton Thaçit, tribuna shkencore me temën “Pesë anarkitë e Nolit në kontekstin e sotëm të shoqërisë sonë”.

Po ashtu, do të mbahet edhe ora e madhe letrare, ku do të ndahet çmimi “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira, si dhe një program argëtues për të pranishmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat