Edhe gjenerata e re në Turqi, krenarë me flamurin kuq e zi, UÇK-në dhe shqiponjën dy krenare

Reportazhe

Edhe gjenerata e re në Turqi, krenarë me flamurin kuq e zi, UÇK-në dhe shqiponjën dy krenare

Nga: Dashnim Hebibi Më: 6 korrik 2017 Në ora: 11:23
Turqi

Eskani, ose Ozkan Yenivatan, me prejardhje nga fshati Llojan në afërsi me Kumanovën-Maqedoni, me shumë familje në Preshevë e rrethinë, me krenari mbanë flamurin kuq e zi edhe në veturë, si dhe në tabelat e veturës fillojnë me UÇK-në. Ai edhe pse i lindur dhe rritur në Stamboll, kurrën e kurrës nuk e harron një pjesë të familjes së tij në shqiptari. I zënë me punë çdo ditë në Stamboll, por nuk i ikë ditë, pa lexuar mediat shqipe dhe pa dëgjuar muzikë shqipe. Shpesh ishte në atdheun e të parëve dhe një pjesë e zemrës i rreh për atje. Falënderon prindërit, që gjithmonë i folën shqip dhe e ruajtën shqipen e traditën tonë kombëtare.

Gabohet nëse thuhet, apo edhe kur thuhet, se gjenerata e tretë e shqiptarëve në Turqi, nuk e zotërojnë shqipen dhe nuk kanë ndjenja se janë shqiptarë. Dihet, se në SHBA dhe europë, mërgata shqiptare është e fuqishme dhe ka ruajtur gjuhën, traditën dhe gjithçka, që ka të bëjë me shqiptarinë. Kësaj here nuk po i hyjmë, se sa ka kontribuar mërgata shqiptare në SHBA dhe europë për të mirën e atdheut, sidomos në Kosovë, por nuk duhet harruar edhe kontributin e shqiptarëve në Turqi.

Image

Përmenden shifra të ndryshme të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë në gjithë teritorin e Turqisë, prej një milion e deri në pesë milion. Por, një është e sigurt, se ka miliona bashkëkombas që jetojnë në Turqi dhe janë të lidhur me vendin e të parëve të tyre. Gjenerat e vjetra vijnë më shpesh në atdheun e të parëve, por nuk mungojnë edhe vizitat e brezit të ri. Në dasma, fejesa, raste vdekjeje dhe për gëzime të tjera, mërgata shqiptare, apo shqiptarët e Turqisë, i vizitojnë trojet tona etnike. Duhet kuptuar dhe pranuar, se prindërit që kanë punuar më shumë me fëmijët e tyre, që të ruhet gjuha shqipe dhe tradita jonë kombëtare, i kanë fëmijët më të lidhur me vendin e të parëve, kjo ndodh edhe në europë e deri në SHBA. Shqiptarët e Turqisë, janë shumë të përmalluar me vendin e të parëve, ku shumë bukur edhe i përshkruan edhe poeti tash më i ndjerë, z.Dritëro Agolli me vargjet e tija:

„Poçari

Vajta në Stamboll të bëj pazar, 
për kujtim të ble një vazo balte: 
- Paqe dhe selam, usta poçar, 
Vazon më të mirë po e pate 
Paqe dhe selam, usta poçar! 

Vazoja nga dora shkau e ra 
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë, 
Më erdhi rrotull deti Marmara 
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë, 
Më erdhi rrotull deti Marmara. 

Pa më shau poçari keq turqisht, 
Unë e shava shqip e mend i rashë; 
Për çudi poçari nuk u ligsht, 
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë, 
Për çudi poçari nuk u ligsht! 

Mos u çmend ky turk, ky musliman? 
Unë e shaj, ai me duar në qafë! 
Poçe tjeter mori në dyqan 
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!" 
Poçe tjetër mori në dyqan. 

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar, 
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë, 
Fjala shqipe s'blihet në pazar, 
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë, 
Fjala shqipe s'blihet në pazar!" 

Ikën nga dyqani burra e gra, 
Unë e një poçar e tjetër s'kishte, 
Vazot frynte deti Marmara, 
Vazove poçari shqip u fliste, 
Vazot mbushte deti Marmara.

Image

Prandaj, është më se e qartë, se shqiptarët e Turqisë, mbahen të fortë me vendin e të parëve. Numri më i madh i shqiptarëve janë në Stamboll, Brusë, Izmir, Inegjol e qytete të tjera. Ka bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare. Thuhet, se numër i madh është nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Më bëri përshtypje, një i ri me prejardhje nga fshati Llojan i Maqedonisë, që ka familjen edhe në Preshevë, Eskan (özkan) Yenivatan, ose Eskan Abazi. Yeni Vatan, erdhi mbiemri nga gjyshi i Eskanit, apo babai i Sabitit dhe Ismetit, që të mos e harrojnë se atdheu i tyre i vërtetë është diku larg. Familja Abazi erdhi në Zetinburnu afërsi të Stambollit. Eskani, sot edhe pse i ri nga mosha, ai shumë shpesh shkon në Preshevë, ku ka kusherit e kusherinat dhe mbanë lidhje të shëndosha me ta. Dihet se jeta është bërë shumë dinamike, me ngarkesa të shumta, bie fjala edhe nëse je në Kosovë, apo Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi apo në Luginë të Preshevës, kusheririn, besa edhe vëllaun e takon rrallë, sepse vërtet është jeta më ndryshe dhe më shumë dinamike se sa para shumë viteve. Por, ky i ri, i frymëzuar nga prindërit e tij, nga babai Sabiti, i cili si i vogël e merrte me vete djalin e tij, për të qenë më të lidhur me vendin e të parëve. E dinte z.Sabit, se nëse do të ketë takime më shpesh me familjen në atdhe, atëherë, do të ruaj gjuhën shqipe. Familja Abazi është familja e madhe edhe në Luginë të Preshevës e Maqedoni. Gjyshi i Eskanit, Rexhepi, tash më i ndjerë, kishte ardhur qysh herët në Turqi, në kohën e dyndjeve të mëdha dhe atje i kishte mbetur vëllau Faik Abazi, tash më i ndjerë, i cili mbrapa ka lënë dy djemë dhe pesë vajza, si dhe kusheri të shumtë. Nuk dua të hyjë në historinë e kësaj familjeje, por më la përshtypja që e ka ruajtur edhe mbiemrin e Atdheu im Atdheu i ri, Yeni Vatan, ose atdheu im. Kjo familje e mbanë mbiemrin me krenari, si atdheu im ose atdheu i ri. Edhe është e saktë, se kudo që rrish, në një farë forme është atdhe i ri. Z.Rexhep Abazi, gjyshi i Eskanit, ka dy djemë, babain e Eskanit Sabitin dhe Ismetin, i cili ka ndërruar jetë para disa viteve, i cili ishte i njohur për veprimtarinë e tij kombëtare dhe dy vajza. Vajza e Ismetit, Gülseni, tash është një intelektuale e njohur në Stamboll dhe e martuar po me shqiptarë si dhe ka krijuar familje. Edhe Gülseni së bashku me Eskanin dhe Ezlemin, shpesh takohen e bashkëbisedojnë për atdheun e të parëve. E padyshim, se Gülseni përmallohet edhe më shumë, me që në kohën më të mirë, i ka ndërruar jetë babi i saj Ismeti, i cili shkonte shpesh në Preshevë e Llojan. Megjithate, Ezlemi mbetet krenare, që kishte një baba, që e rriti dhe edukoi me ate frymë shqiptare. E gjithë familja, ishte e lidhur shumë me familjen tjetër në Luginë të Preshevës. Eskani është nip i Shkupit (NEREZ) dhe ka gjyshërit nga ajo anë e shqiptarisë, të cilët jetojnë po në Turqi. Si i ri, Eskani u rrit me ninulla shqiptare, me këngë shqipe dhe duke pritur familjarë të shumtë nga memleqeti, siç i thonë, atdheut të të parëve.

Image

Eskani i lindur në Turqi dhe i rritut atje, ka përgaditur edhe pemën e familjes

Përveç pemës së familjes që ka përgaditur në mënyrën më të mirë të mundshme, ai është shumë i lidhur me të parët e tij. Shumë shpesh shkon në Preshevë dhe i viziton të gjithë me rend. Por, nuk harron edhe të shkoj të vizitoj edhe varrezat, aty ku e ka të varrosur në Preshevë edhe xhaxhain e babit të tij, z.Faik Abazi. I tëri është i mbushur me atdhedashuri. Eskani, e flet mirë shqipen. Ai ishte ushtarë në Turqi dhe siç na thotë edhe ai vetë, Turqia ka dhënë kontribut të madh, para pavarësisë së Kosovës, gjatë luftës dhe pas saj edhe sot e kësaj dite. Ai thotë, se është në gjendje të jap jetën për këtë shtet, sepse është edhe shtetas i Turqisë. Eskani na thotë, se Turqia është shtetë mike e shqiptarëve. Ai kuptohet, se ka shumë miqë turqë dhe kalon shkëlqyeshëm me ta. I thojnë njëri tjetrit vëlla dhe të gjithë e dijnë, se ka shumë shqiptarë në Turqi, por që të gjithë janë të njejtë me secilin që jeton dhe vepron në Turqi. Nuk ka dallime se nga vjenë, me rëndësi është të punosh drejt dhe ta duash ate shtet ku jeton.

Image

Targat e veturës së Eskanit janë me UÇK dhe me krenari mbanë flamurin kuq e zi

Krahas flamurit të Turqisë, Eskani mbanë edhe flamurin kombëtar kuq e zi.  Eskani thotë, se një pjesë e zemrës është në Turqi dhe tjetra në shqiptari. Ai na thotë, se ka shumë shokë shqiptarë dhe shpesh takohet me ta. Mbanë me vete edhe shumë kaseta me muzikë shqipe, por edhe të filmave. Mezi se pret që të merr një ftesë për ndoj dasëm në atdhe, që të shkoj edhe të kënaqet, të takoj të parët e tij, të flas shqip, të këndoj e vallëzoj. Festën kombëtare të 28 nëntorit, Eskani e feston me familje e shokë. Ti kthehemi një historie të shkurtërt, se si erdhën shqiptarët nëTurqi. E dijmë, se shqiptarët në Republikën e Turqisë (tur. Türkiye'deki Arnavutlar) përbëjnë një pakicë kombëtare në Turqi, e cila nuk është e njohur zyrtarisht. Kjo pakicë përbëhet nga shqiptarë të cilët erdhën në Turqi gjatë periudhës osmane, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e sotme, nga Çamëria, si dhe në numër më të vogël nga Shiqipëria, Lugina e Preshevës dhe Mali i zi sotëm, të cilët mërguan si pasojë e persekutimit serb dhe grek pas fillimit të Luftërave Ballkanike. Numri i shqiptarëve në Turqi llogaritet të jetë nga 1.3 milionë, ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë. Eskani, shpesh thotë shkon në stacionin e autobusëve në Stamboll për të kujtuar, si fëmijë, që pritke xhaxhin e babait Faikun dhe bashkëshorten e tij Xhemilen, po ashtu e ndjerë. Eskani, dëshiron, që edhe kur të martohet, të ketë edhe orkestër nga atdheu i të parëve të bëjë dasëm si në Kosovë. Atëherë kur ka pushim, menjëherë i thotë zemra të shkojë në Luginë të Preshevës. Ka shumë dëshirë të shkoj edhe më shpesh edhe në Shqipëri. Eskani ka një motër të martuar Ezlemin e cila ka një fëmijë. Me motrën e tij, shpesh flet për të parët e tij. Është për të përshëndetur dhe respektuar këtë të ri, që është shumë i lidhur me vendin e të parëve. Nuk duhet harruar shqiptarët e Turqisë, sepse edhe ata kontribuan shumë për atdheun tonë dhe sot kontribuojnë. Tash më kemi edhe ambasadën e Kosovës në Turqi, duke shpresuar, se dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova, do të organizohen edhe më shumë, që të mbaj sa më afër këtë pjesë të kombit me vendin e të parëve, që kurrë nuk e humbin gjenezën dhe janë besnikë shtetit ku jetojnë. Për të rrumbullaskuar, apo për ti dhënë shpirt këtij shkrimi me pakë fjalë për Eskanin, të përcjellim fotot e tija, që i mbanë me shumë krenari publikisht edhe në Facebook. Ai kudo që shkon e prezenton edhe me duar e bënë shqiponjën dhe mbanë T shirt me shqiponjë dhe në veturë ka simbole të të parëve të tij dhe zemrën e ka shqipe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat