Tubim madhështor për festat e fund-vitit në Spitalin Ushtarak Qendror dhe Universitar të Tiranës

Reportazhe

Tubim madhështor për festat e fund-vitit në Spitalin Ushtarak Qendror dhe Universitar të Tiranës

Nga: Jola Doçi-Dibrani Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 16:46
Spitali

Pamje  e Spitalit ushtarak në Tiranë edhe në raste emergjente duke iu afruar shërbimin qytetarëve të vet edhe përmes helikopterit.

- Spitalit Civil, sot spitali nr.1, dhe atij Ushtarak, sot spitali nr.2 (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”). Jani Basho  i solli nga zemra e Evropës, pikërisht nga Vjena, projektet e këtyre spitaleve – vepra të arkitektit vjenez Kohler. Atje ai kishte kryer edhe studimet në fushën e mjekësisë, ku qe lauruar me medalje të artë si fitues i vendit të parë në Fakultetin e Mjekësisë te Universitetit te Vjenës dhe i cilësuar “Unicus Medicus Doktor” (mjek i veçantë). Spitali Ushtarak Qendror Universitar (SUQU) është institucion kombëtar shëndetësor i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (RSH) që siguron ndihmën mjekësore të specializuar për efektivat e Forcave të Armatosura (FA), të strukturave që parashikon statusi i ushtarakut dhe për popullsinë civile, për problemet e politraumës.

Është institucion publik shëndetësor që përmbush  dhe trajtimin e politraumës në nivel kombëtar që nga viti 1993, ku Spitalit Ushtarak Qendror i jepet statusi “Spital Universitar” dhe emërohet “Spitali Ushtarak Qendror.

Kryeministri Edi Rama  me personelin e Spitalit  Ushtarak Qendror

Sot ka një reputacion  si spital, që pos pacienteve nga e gjithë Shqiperia ,këtu gjejnë  shërimin edhe  te sëmurit nga  vendet fqinje. Ky spital sot është i pajisur me mjetet me moderne. Para pak kohësh me prezencën  e z.Edi Rama u bërë  edhe inaugurimi me mjetet  me teknologjinë  fundit.

Ka një personel ma të përsosur. Për këtë temë që të shkruajmë na nxiti   takimi i këtij kolektivi qe patëm festen e takimit përmbyllës me një mbrëmje festive, gjë qe jam edhe vet punonjëse e këtij institucioni. Patëm festat  e fund vitit,manifestimin e krishtlindjeve , dhe vitit  të ri.

Është një kënaqësi, kur  ky kolektivi i  këtij spitali i ka kushtuar vetes së vet një mbrëmje madhështore . Ky lloj manifestimi është në shtetet e Evropës kaherë. Për një moment i harruam të gjitha streset e një viti që po e lëme, shqetësimet që për çdo ditë përballemi   ne punëtorët e kësaj qendre  me jetë a vdekje!.

Festat nuk janë vetëm argëtim, bashkim, e konsum...Ato kanë një sense me domethënës, janë kujtime të kohës që po kalon, e asaj që  i pret,dalim të qeshur argëtues të kujdesur,plot respekt e mirësi kundrejt njeri tjetrit!!!

Image

Pamje  e takimit tradicional mbrëmja e vitit  Tiranë dhjetor 2017 kushtuar edhe krishtlindjeve dhe vitit te ri .

Spitali Qendror Universitare i Traumës .Është një institucion i rëndësishmen , ku një stafe i tërë nga më të përgatiturit në rangje kombëtare,natën e ditën...është ne shërbime te gjithë aksidenteve e rasteve me madhore traumatike i përberë ngakirurgë,ranimatorë,neurokirurg,ortopedë,anestezistë,instrumentalë dhe infermierë të gjithë të specializuar...

Me një vullnet e shpirt humane,ku shpeshherë duke anashkaluar lodhjen e hallet e familjare,kohën e vonesën...punojnë me pasion e përkushtim...për çdo raste madhor që paraqitet...Puna e  ketij është pasqyruar edhe në shumë tragjedi,kombëtare. Në këtë takim  të parvjetshëm u shprehen disa mjek  dhe personel se, kjo punë çdo vite e me shumë po bëhet me e përkryer,kundrejt pajisjeve eve moderne e bashkohore me një modernizim evropiane fale qeverisë Rama.

Image

Spitali ushtarak i Tiranës u pajis në gushtin  qe lamë pas 2017 –tës me mjetet ma te justifikuara  dhe më modern

Prandaj  u shprehen dhe theksuan se  për këtë  fund viti administrata dhe drejtorja e këtij institucioni organizuan edhe këtë mbrëmje për të na mbledhur të gjithëve  për tu takuar e argëtuar të gjithë se bashku si një familje e madhe...Ata theksuan se të gjithë se bashku i shërbejmë të njëjtës punë...qe nga pritja ,mjekimi e shërimi e deri te dalja nga ky institucion !Ata në formë  kolektive  u uruan në mes veti duk e organizuar edhe ushqime pije dhe  vallëzime  me këngë e valle.

Është një kënaqësi të festojmë  edhe ne si bota e civilizuar me  drita , shapanije, dhurata  dhe fishekzjarre,që edhe populli ynë të jetë  sa ma shpejt në gjirin e familjeve evropiane...Një gjë të tillë e meriton sepse , gjuha dhe kultura  jonë  një kohë u shfrytëzuar në nderimin dhe formimin e  kombeve të Evropës dhe më gjerë.

Image

Le të jetë ky urim si mesazh i bashkimit për dashurinë dhe solidaritet për njëri-tjetrin... Le të jetë një mesazh i kujtimeve tona qe kontribuan rilindësit tanë për ta ndërtuar shtetin tonë Shqipërinë, e qe pa drejtësisht Kosova dhe trojet tjera i mbeti brezit tonë ta përmirësojmë, atë padrejtësi shekullore qe na e servuan të huajt në bashkëpunim me tradhtaret e vendit. Le të mbetet ky mesazh qe ta fisnikërojmë shpirtin tonë për respektin, dashurinë, harmoninë, dhe solidaritetin për njëri-tjetrin në përpjekje drejt lirisë kombëtare të bashkuar. Të jemi tri komunitet besimtare shqiptar mysliman, të krishterë dhe ortodoks unik dhe të lidhur me njëri tjetrin. Le ti gjejë kjo ditë e madhe shqiptarët në ditën e krishtlindjeve  ma unik se kurrë...

Image

-Armiku me njerëzit e pa ditur shqiptarë,po punojnë në dëmin e kombit, prandaj ti demaskojmë këta tipa duke punuar shkolluar dhe ngritur vetëdijen kombëtare me qëllim të demaskimit të tyre, ku do qe të jenë dhe kush do qofshin në qeveri, institucion, organizatë apo të huaj. Uniteti dhe bashkimi ynë do të jetë fitorja qe kremtet tjera ti festojmë të gëzuar dhe të lirë së bashku.

Foto-reportazh nga Jola Doçi Dibrani dhjetor 2017

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat