5 pyetje dhe përgjigje për testin e shtatzënisë

Shëndetësia

5 pyetje dhe përgjigje për testin e shtatzënisë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 06:52
Ilustrim

Testi i shtatzënisë mund t'ju krijojë shumë pyetje dhe kërkimi i përgjigjeve në broshurën e udhëzimeve nuk ju qartëson aq sa duhet.

Këtu janë pesë pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet e tyre.

Kur cikli vonon, a është thelbësore të pres disa ditë, para se të bëj një test shtatzënie?

Në realitet, testet e fundit të shtatzënisë janë mjaft funksionale dhe e zbulojnë hormonin hCG në ditën kur priten menstruacionet, madje modele të caktuara mund të përdoren edhe disa ditë para datës së ciklit. Por mund të ndodhë që nivelet e hormoneve në urinë janë shumë të ulta dhe për këtë arsye nuk zbulohen.

Çfarë të bëj nëse cikli im është i çrregullt?

Me cikle të çrregullta, është më e vështirë llogaritja, kështu që rekomandohet të mbështeteni në ciklin më të gjatë në muajt e fundit dhe rekomandohet të bëni provën disa ditë më vonë.

A mund ta ndryshojnë barnat rezultatin e testit?

Disa terapi shtatzënie, lehtësues të dhimbjeve dhe kontraceptivë hormonalë nuk ndikojnë në rezultatin e testit. Ndërsa disa ilaçe që përmbajnë hCG mund të shkaktojnë rezultate 'mashtruese' dhe t'ju japin një përgjigje pozitive false.

A ndikon alkooli në rezultatin e testit?

Absolutisht jo, por shumë lëngje hollojnë përqendrimin e hCG në urinë dhe për këtë arsye duhet të përpiqeni të mos pini tepër para testit, por të prisni për një stimul natyror.

A është e mundur të marr një përgjigje negative false?

Ndonjëherë mund të ndodhë që testi të thotë që nuk jeni shtatzënë, por në të vërtetë ju jeni. Arsyet mund të jenë të ndryshme, kryesisht nëse shtatzënia është shumë e hershme dhe nivelet e hormoneve nuk janë mjaft të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat