Çfarë i ndodhë lëkurës së fëmijës tuaj nëse është në kontakt me tabletat e makinës së larjes të enëve

Shëndetësia

Çfarë i ndodhë lëkurës së fëmijës tuaj nëse është në kontakt me tabletat e makinës së larjes të enëve

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Kjo grua ka përdorur proshutë për të demonstruar se pse duhet t’i mbani tabletat larg fëmijëve.

Kjo nënë, ka shpërndarë një video të frikshme për të treguar se çfarë ndodhë me lëkurën e njeriut nëse bie në kontakt direkt me tabletat e makinës së enëve 

Nikki, e cila është një infermiere, e shpërndau këtë video për të iu kujtuar prindërve pse duhet të kenë kujdes me tabletat e makinës së enëve

Image

 

Ajo përdori një copë proshutë, për të krijuar efektin e lëkurës së njeriut. Ajo pas disa orësh që e lë tabletën mbi copën e proshutës, tregon në video se si është djegur proshuta nga tableta.

Substancat korrozive kanë djegur plotësisht proshutën duke e bërë vrimë pjesën ku ka qenë e vendosur tableta, dhe e ka kthyer në ngjyrë të verdhë në kafe.

Shumë fëmijë, i ngatërrojnë tabletat për karamele, prandaj është e rëndësishme ti mbajmë në një vend që fëmijët të mos i prekin.

Ka shumë raste rreth të gjithë botës që fëmijët vdesin ose sëmuren shumë keq si pasojë e ngrënies së tabletave, ose në disa raste edhe nga pirja e detergjentit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat