Receta popullore kundër gastritit

Shëndetësia

Receta popullore kundër gastritit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Gastriti fillon me dhimbjet që shkaktohen në pjesën e sipërme të stomakut, të përcjella me mundime dhe të vjella si dhe duke ndjerë të djegura në gjoks, që ndryshe njihen edhe si urthi. Mukoza e lukthit te gastriti është e irrituar dhe e infektuar, porse nuk ekziston një plagë e hapur.

Plaga e hapur është karakteristikë për ulcerën peptike. Shërimi klasik fillon duke ndërmarrë disa masa, përfshirë këtu ndërprerjen e konsumimit të duhanit, alkoolit, por edhe me disa masa dhe shprehi të tjera të dëmshme. Në këtë vazhdë, kyçe është edhe mosanashkalimi i shujtave, sidomos kur bëhet fjalë për kafjallin. Ilaçet e para të cilat merren janë antacidet. Por, ekziston edhe alternativa natyrale. Ky ilaç nga kjo recetë është e thjeshtë, por shumë efikase.

LËNGU KUNDËR GASTRITIT

PËRBËRËSIT

Gjysmë kungulli të ëmbël, 2 lugë mjaltë, 1 lugë uthull molle.

PËRGATITJA E ILAÇIT

Që në fillim qërojeni pjesët e kungullit të freskët, më pas i bluani dhe i hidhni në blender. Në gjysmë litër lëng shtoni dy lugë mjaltë si dhe më pas e shtoni edhe një lugë të uthullës së mollës. Nga një lëng si ky dhimbja ndalon për momentin, e lëngu i përgatitur nga kungulli i ëmbël dhe i freskët është shumë i shijshëm, është përplot me vitamina si dhe me shumë lloje të mineraleve. Përveçqë i ndalon dhimbjet si pasojë e gastritit, ky lëng është i dobt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat