Edhe porcioni më i vogël i ushqimeve të fërguara rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shëndetësia

Edhe porcioni më i vogël i ushqimeve të fërguara rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Ekspertët kanë ardhur në konkludim pas studimeve të reja, se edhe sasitë më të vogla të ushqimeve të fërguara, shkaktojnë sëmundje të zemrës.

Ngrënia e ushqimeve të fërguara mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të rënda të zemrës ose sulmit në tru, thonë studimet e reja

Në krahasim me ata që hanë më së paku ushqime të fërguara, ata që hanë më shumë kishin rrezik 28% më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, dhe 37% rrezik më të lartë të infarktit

100 gram ushqime të fërguara në javë, rrisin për 3% mundësinë e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, dhe 12% mundësinë e sulmit në zemër.

Arsyeja pse këto ushqime shkaktojnë këto probleme shëndetësore është sepse gjatë fërgimit ato absorbojnë vaj, duke i rritur kaloritë.

Gjithashtu problemi qëndron edhe tek vaji, sepse zakonisht këto janë yndyra të procesuara, që krijohen industrialisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat