Data 21 janar e çdo viti njihet si Dita Kombëtare e Përqafimit në Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe. Kjo ditë inkurajon njerëzit të demonstrojnë dashurinë ndaj miqve dhe familjarëve të tyre me një përqafim. Dita u krijua nga Kevan Zeborney në vitin 1986. Mirëpo, këtë vit nuk mund të ndiqet tradita e çdo viti, si pasojë e COVID-19.
Në muajt e fundit, disa spitale dhe shtëpi kujdesi kanë instaluar "stacione përqafimi", të sigurta ndaj COVID-19 për t'u dhënë njerëzve një formë kontakti. Miliona prej nesh kanë jetuar me kufizime të rrepta dhe urdhra për të qëndruar të distancuar nga njerëzit e tjerë dhe kjo bën që dita e përqafimit të mos festohet si çdo herë tjetër.
Por pse përqafimet janë kaq të rëndësishme?
Sarvenez Seppheri është një Psikolog Klinik i cili thotë se prekja çliron një hormon në trurin tonë që na bën të ndihemi të lidhur me të tjerët:
"Ne jemi në një situatë mjaft ndryshe tani dhe u bë një kohë e gjatë që nuk jemi në gjendje të prekim e përqafojmë njerëzit e dashur. Kjo shkakton atë që ne e quajmë ‘uri për të prekur’."