Vaksinimi është një nga metodat më të shpejta për t’ju rikthyer normalitetit

Shëndetësia

Vaksinimi është një nga metodat më të shpejta për t’ju rikthyer normalitetit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Ilustrim

Britania e Madhe parashikon një kthim në normalitet atëherë kur grupet e predispozuara për infektim me Covid-19 të jenë vaksinuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Andrew Hayward, anëtari i Scientific Advisory Group for Emergencies (SAGE) shkruan CNN.

Sipas tij, atëherë kur të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të vaksinohen mund të shpresojmë për një kthim në normalitet.

“Sapo të vaksinohen personat më të predispozuar, veçanërisht personat mbi moshën 50 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, mendoj se mund të shohim një kthim të dukshëm në normalitet”, tha ai.

Në Britani, më shumë se 10 milionë njerëz tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti covid.

“Është fantastike që kemi vaksinuar 10 milionë njerëz, por ka ende shumë persona që janë të rrezikuar dhe nuk kanë marrë vaksinën, kështu që është shumë herët për të përjetuar një kthim në normalitet”, shtoi Hayward.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat