Gërricjet dhe kafshimet e maces mund t'ju marrin jetën, ja sëmundja nga e cila rrezikoheni

Shëndetësia

Gërricjet dhe kafshimet e maces mund t'ju marrin jetën, ja sëmundja nga e cila rrezikoheni

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Përkëdheljet dhe puthjet që mund t'i jepni maces suaj mund të rrezikojnë jetën tuaj.

Një studim i kryer nga Centre for Disease Control (CDC) and Prevention në Amerikë zbuloi se bakteret që mund të merrni nga macja mund të shkaktojnë një infeksion të rëndë në organizmin e njeriut, i cili nëse nuk kurohet në kohë mund të rezultojë fatal.


Këto baktere mund të transmetohen lehtësisht nga macja pasi mund t'i merrni nëse ajo teshtin ju gërric apo ju kafshon.

Studimi, u zhvillua mbi tetë vjet dhe vëzhgoi mbi 13,000 raste komplikimesh të cilat ishin shkaktuar nga gërvishtjet apo kafshimet e maceve. Grupi më i rrezikuar janë fëmijët e moshës pesë dhe nëntë vjeç, imuniteti i të cilëve nuk është shumë i fortë. Ndonëse macja mund të jetë kafshë shtëpikae ju sërisht duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse ju kafshon pasi bakteret macja i ka në organizëm dhe nuk i merr vetëm nga ambienti i jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat