Këto janë sëmundjet që prekin si njerëzit dhe katërputrakët

Shëndetësia

Këto janë sëmundjet që prekin si njerëzit dhe katërputrakët

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Është dobësuar shumë qeni juaj këto kohët e fundit, urinon shpesh dhe pi shumë pak ujë? Është macja juaj nervoze, e shqetësuar dhe po dobësohet dita ditës? Diabeti dhe hipertiroidizmi janë dy nga sëmundjet që mendohet se po përhapen shumë tek kafshët shtëpiakë. Ja cilat janë disa nga sëmundjet e njëjta për njerëzit dhe kafshët.

Diabeti: Rastet me diabet po shtohen dita ditës tek njerëzit, dhe i njëjti fenomen mund të shihet edhe tek macet shtëpiake.Sipas shkencëtarëve, 1 në çdo 200 mace shtëpiake kanë diabetin e tipit 2 aktualisht, krahasuar me vetëm 1 në 900 mace 3 dekada më parë.

Macet janë kafshë grabitqare, por tani shumë prej tyre qëndrojnë të mbyllura nëpër apartamente, janë më pak aktive dhe ushqehen më shpesh se macet e rrugëve. Këto janë disa nga arsyet përse shumë mace preken nga diabeti. Në disa raste mund të jetë gjenetika ajo që ndikon më shumë se mënyra e jetesës në zhvillimin e diabetit. 

Ndërsa sa i përket qenve, rreth 1 në çdo 1000 qenë në Britani kanë diabet. Ata zakonisht nuk preken nga diabeti i tipit 2, megjithatë janë më të rrezikuar se macet nga diabeti i tipit 1, ku sistemi imunitar nuk është i aftë të prodhojë insulinë, hormoni kyç që ndihmon në ruajtjen si duhet të sheqerit.

 Si macet ashtu edhe qentë me diabet shfaqin simptoma të tilla si etje të shtuar, urinim të shpeshtë dhe rënie në peshë.

Trajtimet në këtë rast janë injektimet e insulinës. Disa studime sugjerojnë se macet mund të lehtësojnë simptomat e diabetit duke humbur kilogramët e tepërta.

Probleme me tiroidet:

 Macet shumë aktive që humbasin peshë edhe pse ushqehen bollshëm, mund të vuajnë nga hipertiroidizmi. Ashtu si tek njerëzit, kjo sëmundje shfaqet kur gjendra tiroide tek qafa prodhon më shumë hormone seç duhet. Një mënyrë për trajtimin e tiroides tepër aktive është injektimi i jodit radioaktiv tek macet. Qentë, nga ana tjetër, vuajnë më shumë nga hipotiroidizmi (e kundërta e hipertiroidizmit). Rreth 4 në çdo 1000 qenë në Britani vuajnë nga kjo gjendje që prek gjëndrën tiroide, e cila nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hormone. Në këtë rast qentë janë më dembelë dhe të avashtë se zakonisht, dhe më të dobët se më parë.

Epilepsi: 

Sipas ekspertëve, 1 në çdo 100 qenë kanë epilepsi. Macet gjithashtu vuajnë nga kjo sëmundje, edhe pse në raste më të rralla.
Në shumë raste simptomat nuk mund të dallohen lehtësisht. Kafshët mund të trajtohen me mjekime anti-eliptike, edhe pse nuk funksionojnë për të gjithë. Ekspertët sugjerojnë se një dietë e pasur në acide të veçanta yndyrore mund të ndihmojë në këtë rast.

Gjithsesi, duke lënë mënjanë keqardhjen dhe ndjeshmërinë, ekspertët sugjerojnë se studimi i sëmundjeve të zakonshme tek kafshët shtëpiake mund të na ndihmojë të mësojmë më shumë rreth sëmundjeve që prekin njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat