Varianti britanik i COVID-19 është 64 për qind më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme

Shëndetësia

Varianti britanik i COVID-19 është 64 për qind më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Sipas studimit të ri, varianti i coronavirusit që u shfaq për herë të parë në Britani tani po përhapet ndërkombëtarishtdhe  është 64 për qind më vdekjeprurës sesa llojet para-ekzistuese.

Autoritetet britanike, të cilët kishin paralajmëruar tashmë se varianti ishte dukshëm më i transmetueshëm, në janar thanë se gjithashtu besohej të ishte deri në 40 për qind më vdekjeprurëse, bazuar në një numër studimesh në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit krahasuan të dhënat për gati 55,000 çifte pjesëmarrësish të cilët rezultuan pozitivë në komunitet – midis tetorit dhe janarit dhe i ndoqën ato për 28 ditë.

Pjesëmarrësit u krahasuan me një sërë faktorësh si mosha, seksi dhe përkatësia etnike.

Ata zbuluan se të infektuarit me variantin e ri, të njohur si B.1.1.7, kishin 64 për qind më shumë gjasa të vdisnin, duke përfaqësuar një rritje të vdekjeve nga 2.5 në 4.1 në çdo 1.000 raste të zbuluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat