Kështu ndikojnë në shëndet lajmet e mëngjesit

Shëndetësia

Kështu ndikojnë në shëndet lajmet e mëngjesit

Më: 23 maj 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Kërkimet amerikane kanë treguar se lajmet kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në gjendjen tonë shpirtërore.Ekspertët pretendojnë se programet e lajmeve në mëngjes mund të shkaktojnë shëndet të dobët mendor tek njerëzit për shkak të sasisë së lajmeve negative.

Nëse dita jonë fillon me informacion negativ, të cilin mund ta ndjekim në kanale të ndryshme, ose të lexojmë në portale ose në gazeta, kjo zvogëlon produktivitetin në punë dhe na bën të dëshpëruar. Shkencëtarët ndanë 110 njerëz, dita e të cilëve fillon me lajmet në mëngjes në dy grupe. Grupi i parë dëgjoi 10 minuta lajme dëshpëruese, ndërsa i dyti kaloi tre minuta duke dëgjuar informacion pozitiv.

Pas gjashtë orësh, të gjithë pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve të bëra nga ekspertët, për të përcaktuar se sa i mërzitur, i stresuar apo i qetë dhe paqësor ishte dikush. Të anketuarit që dëgjuan vetëm informacione negative për 10 minuta kishin 27 për qind më shumë gjasa të ishin në depresion ose të stresuar gjatë ditës, ndërsa produktiviteti i tyre në punë ishte zvogëluar.

Megjithëse lajmet negative shpesh janë një pjesë e madhe e programeve të lajmeve gjatë ditës, ekspertët nuk thonë që ne nuk duhet të informohemi, por të zgjedhim kur të ekspozohemi ndaj një informacioni të tillë.

Ekspertët sugjerojnë që së pari të zgjedhim lajme pozitive në mëngjes, nëse kemi nevojë për informacion menjëherë, dhe të lëmë lajme negative për pak më vonë gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat