Pse duhet ta nisni ditën me një gotë ujë me mjaltë

Shëndetësia

Pse duhet ta nisni ditën me një gotë ujë me mjaltë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 08:20
Ilustrim

Shumë njerëz e fillojnë ditën me një gotë ujë të vakët me lëng limoni, i cili konsiderohet i mirë për tretjen dhe hidraton trupin.

Po aq i shëndetshëm është dhe uji me mjaltë. Siç dihet, mjalti ka përfitime të shumta për trupin.

Rekomandohet si ilaç natyral në shumë raste, nga kapsllëku dhe anemia, te sëmundjet e zemrës dhe rastet e depresionit dhe dobësisë.

Përdorimi i tij në kaq shumë metoda të ndryshme terapeutike mund t’i atribuohet vetive të tij antimikrobike, antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Për më tepër, uji me mjaltë mund të lehtësojë kollën, dhe vetitë antioksiduese të tij mund të forcojnë sistemin imunitar, duke zvogëluar edhe kohëzgjatjen e një ftohjeje të thjeshtë. Shtimi i tij në ujë mund të ndihmojë gjithashtu në hidratimin e trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat