Studim: Martesa mbron zemrën, 8 fakte të reja që nuk dini për zemrën tuaj

Shëndetësia

Studim: Martesa mbron zemrën, 8 fakte të reja që nuk dini për zemrën tuaj

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ndoshta e dini që zemra juaj rreh 100,000 herë në ditë. Ndodhet në mes të gjoksit dhe jo në të majtë të.
Madhësia e zemrës është aq e madhe sa dy pëllëmbët e kryqëzuara së bashku.
Te gratë rreh më shpejt sesa te burrat dhe tingulli i zemrës vjen nga hapja dhe mbyllja e katër valvulave të saj.

Shkenca sot ju lejon të dini më shumë rreth anatomisë së zemrës se kurrë më parë.
Megjithatë, ka disa fakte të çuditshme që kanë dalë nga studimet në lidhje me zemrën dhe se me shumë gjasa nuk i dinë të gjithë.

1. E hëna është dita më e keqe

Sipas hulumtimit të botuar në revistën shkencore Circulation, e hëna është dita që ndodhin shumica e episodeve kardiovaskulare. Ekspertët shpjegojnë se kjo ka të bëjë ndoshta me stresin që rritet kur fillon java.

2. Pushimet nuk i bëjnë aq mirë zemrës 

Sipas hulumtimit të përmendur më lart, sulmet në zemër gjithashtu rriten gjatë pushimeve. Kjo mund të jetë për shkak të konsumimit të tepërt të ushqimit dhe konsumimin e tepërt të alkoolit por edhe abuzimet si pirja e duhanit dhe hiperaktiviteti. Shpesh herë simptomat e një sulmi në zemër mund të ngatërrohen me simptomat e depresionit, raporton Ora News.

3. Diplomat e mbronjë zemrën

Disa studime konfirmojnë se njerëzit me nivel të lartë arsimimi kujdesen më shumë për shëndetin e zemrës, duke mos lënë pas dore vizitat për kontroll te mjeku.

4. Twitter-i mund të parashikojë shëndetin e zemrës

Hulumtimi i botuar në revistën Psychological Science ka treguar se përdoruesit që bënin komente pozitive në twitter kishin shëndet më të mirë kardiovaskular sesa ata që shprehnin reagime negative, gjë që konfirmon se karakteri edhe gjendja shpirtërore mund të luajnë rolin e tyre në shëndetin e zemrës.

5. Yoga bën mirë për zemrën

Nga të gjitha format e stërvitjes, joga sjellë benefitet më të mëdha për zemrën. Kryesisht sepse zvogëlon stresin dhe rrjedhimisht presionin e gjakut.

6. E qeshura është mburojë për zemrën

Sa më shumë që dikush qesh, aq më e fortë është zemra e tij, sipas hulumtimit të kryer nga Klinika Cleveland. E qeshura nga njëra anë zvogëlon stresin i cili është një armik serioz i zemrës dhe nga ana tjetër stimulon qarkullimin e gjakut.

7. Çokollata e zezë bën mirë për zemrën

Konsumimi i një copë çokollatë të zezë në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas hulumtimit të botuar në Science Daily, të kryer nga Laboratorët e Kërkimit të Universitetit Katolik dhe Institutit Kombëtar të Kancerit.

8. Martesa mbron zemrën

Sipas hulumtimit të Universitetit Keele, botuar në revistën shkencore Heart, njerëzit e martuar kanë shëndet më të mirë sesa beqarët. Përveç niveleve më të ulta të stresit që personat e martuar duket se kanë për shkak të marrëdhënies martesore, ata duket se gëzojnë më shumë kujdes nga partneri i tyre, i cili ka efekt pozitiv në shëndet, përfshirë zemrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat