A mund të ndihmojë muzika në trajtimin e epilepsisë?

Shëndetësia

A mund të ndihmojë muzika në trajtimin e epilepsisë?

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Studiuesit me të madhe po raportojnë rreth potencialit terapeutik të muzikës. Së fundmi, në bazë të një studimi, muzika mund të jetë e përdorshme në trajtimin e epilepsisë.

Ky studim është prezantuar në grumbullimin vjetor të 123 me radhë në "American Psychological Association", e të gjeturat theksojnë se truri i individëve me epilepsi i është përgjigjur më ndryshe në krahasim me ata individë që nuk vuajnë nga një gjendje si kjo.

Si i tillë, bashkautoria e studimit, Christine Charyton, nga universiteti shtetëror i Ohajos "Wexner Medical Center" dhe kolegët besojnë se muzika mundet të përdoret në kombinim me trajtimet ekzistuese për epilepsi. Duke e shikuar këtë gjendje, ekip i mjekëve kishte vendosur ta hetonte se si muzika ndikon në trurin e individëve me epilepsi.

Hulumtuesit kanë hetuar të dhënat e 21 personave për dy vjet rresht. Pjesëmarrësit kishin dëgjuar muzikë në qetësi për 10 minuta, e më pas kishin ndenjur në qetësi edhe për 10 të tjerë. Kur kishin dëgjuar muzikë, ata kishin demonstruar një aktivitet të shtuar të valëve të trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat