Edhe nga ilaçet "ndizet" lukthi

Shëndetësia

Edhe nga ilaçet "ndizet" lukthi

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Pothuajse nuk ka ndonjë person që së paku njëherë nuk ka pasur problem me gastritin, ose infeksionin e lukthit. Kjo për shkak se shumë faktorë mund të shkaktojnë infeksionin e mukozës së lukthit.

Sipas ekspertëve, ushqimi që e konsumojmë nuk është steril, e sistemi ynë imun reagon në antigjenet e marra përmes ushqimit. Në rastet më të shpeshta shfaqen dhimbje sipër kërthizës, refuzohet ushqimi, e në rastet më të rënda të vjella dhe mundime.

Arsyet më të shpeshta të inflamacioneve shkaktohen me bakterin "helikobakter pilori", marrja e ilaçeve, alkooli. Nëse dhimbjet zgjatin disa ditë, bëhet fjalë për gastritin akut dhe në mënyrë diagnostikuese ai njihet me praninë e llojeve të caktuara të qelizave të bardha në mukozën e lukthit.

Si pasojë e mukozës zbulohet edhe gastriti kronik. Kur gastriti të zgjatë për një periudhë të gjatë kohore, atëherë vjen edhe deri te shfaqja e kancerit në lukth. Po ashtu, është vërtetuar se mishi me shumë kripë dhe i tymosur dhe mishi i peshkut paraqet faktor të rrezikut për shfaqjen e kancerit në lukth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat