Sindroma premenstruale: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Shëndetësia

Sindroma premenstruale: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Sindroma premenstruale (PMS) është një gjendje që ndikon te emocionet, shëndeti fizik dhe sjellja e një gruaje gjatë ditëve të caktuara të ciklit menstrual, zakonisht pak para menstruacioneve.

PMS është një gjendje shumë e zakonshme. Simptomat prekin më shumë se 90% të grave me menstruacione.

Simptomat e PMS fillojnë 5 deri në 11 ditë para menstruacioneve dhe zakonisht largohen pasi të fillojnë menstruacionet. Shkaku i PMS është i panjohur. Sidoqoftë, shumë studiues besojnë se lidhet me një ndryshim në nivelin e hormonit seksual dhe të serotoninës në fillim të ciklit menstrual.

Nivelet e estrogjenit dhe progesteronit rriten gjatë periudhave të caktuara të muajit. Një rritje e këtyre hormoneve mund të shkaktojë ndryshime të humorit, ankth dhe nervozizëm. Nivelet e serotoninës ndikojnë në gjendjen shpirtërore.

Simptomat e PMS

Cikli menstrual i një gruaje zgjat mesatarisht 28 ditë. Ovulimi, periudha kur veza lirohet nga vezoret, ndodh në ditën 14 të ciklit. Menstruacionet, ose gjakderdhja, ndodhin në ditën 28 të ciklit. Simptomat e PMS mund të fillojnë rreth ditës 14 dhe të zgjasin deri në 7 ditë pas fillimit të menstruacioneve.

Simptomat e PMS janë zakonisht të lehta ose të moderuara. Gati 80% e grave raportojnë një ose më shumë simptoma që nuk ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në funksionimin e përditshëm, sipas revistës American Family Physician.

20 deri në 32% e grave raportojnë simptoma mesatare deri të rënda që prekin disa aspekte të jetës. 3 deri në 8% raportojnë çrregullim disforik premenstrual. Ashpërsia e simptomave mund të ndryshojë nga individi dhe nga muaji.

Simptomat e PMS përfshijnë:

- fryrje të barkut
- dhimbje barku
- dhimbje të gjoksit
- puçrra
- dëshirë për ushqime të caktuara
- kapsllëk
- diarre
- dhimbje koke
- ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit
- lodhje
- nervozizëm
- ndryshime në ciklin e gjumit
- ankth
- depresion
- trishtim
- shpërthime emocionale

Lehtësimi i simptomave të PMS

Ju nuk mund ta kuroni PMS, por mund të merrni masa për të lehtësuar simptomat. Nëse keni një formë të butë ose të moderuar të sindromës premenstruale, opsionet e trajtimit përfshijnë:

- medikamente qetësuese për dhimbjet
- dietë e ekulibruar
- suplemente si acid folik, vitamina B-6, kalcium dhe magnez
- vitaminë D
- gjumë i mjaftueshëm
- stërvitje
- aktivitete qetësuese

Kur të vizitoni mjekun

Konsultohuni me mjekun nëse dhimbja fizike, ndryshimi i humorit dhe simptoma të tjera fillojnë të ndikojnë në jetën e përditshme, ose nëse simptomat nuk zhduken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat