Mënyra për ta luftuar mbipeshën pas moshës 40-vjeçare

Shëndetësia

Mënyra për ta luftuar mbipeshën pas moshës 40-vjeçare

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

NËSE SHTONI LEHTË PESHË

Nëse shtoni lehtë peshë, atëherë bëni ushtrime që do ta nxisin metabolizmin tuaj. Për shembull, bëni ushtrime njërën pas tjetrës, pa pushuar. Secili mundim shtesë do të djegë kaloritë që i keni konsumuar me ushqim. Në mënyrë që ushtrimet të jenë sa më të thjeshta dhe më të pranueshme, mund të përfshini ushtrimin e lehtë me pesha. Me ndihmën e tyre për çdo ditë i bëni nga 12 deri në 15 ngritje pa pushuar.

NËSE JENI TË NDJESHME NDAJ DHIMBJEVE NË TRUP

Për shembull, nëse bëhet fjalë për dhimbje të nyjave, muskujve, shpinës, përveç mënyrës së të ushqyerit që është shumë e rëndësishme, duhet të merreni me një aktivitet që është efikas në parandalimin e këtyre dhimbjeve. Jua rekomandojmë notin, i cili do ta përmirësojë shëndetin tuaj fizik dhe psikik, do ta shpejtojë metabolizmin dhe do t'jua theksojë muskujt.

NËSE DËSHIRONI FIGURË TË HOLLË NË AFAT TË SHPEJTË KOHOR

Në këtë rast duhet që të ecni për çdo ditë. Megjithatë, këtu nuk bëhet fjalë për një shëtitje të lehtë, por për ecje në të cilën do të investoni më shumë mund. Një rutinë e tillë e përditshme do t'ju ndihmojë që ta arrini peshën e dëshiruar, natyrisht me kontrollim të ushqimeve që i konsumoni. Shumë femra pas moshës 40-vjeçare e zgjedhin këtë aktivitet si të përditshëm për relaksim, por edhe si një kujdes ndaj trupit. Gjejeni një ritëm që ju përshtatet dhe mbajeni për çdo ditë pa përjashtim.

NËSE KENI NEVOJË PËR NXITJE

Energjinë dhe kënaqësinë trupit mund t'jua sjellë marrja me jogë. Joga do ta nxisë energjinë tuaj dhe shëndetin emocional, por edhe do t'ju shërojë nga sëmundjet e mundshme. Nëse nuk jeni të udhëzuar në ushtrimet e jogës, ju këshillojmë që së pari ta lexoni udhëzuesin hyrës, i cili do t'ju ndihmojë që të hyni në këtë botë. Edhe pse mund t'ju duket qesharake dhe mund të jeni e bindur se kjo nuk do të ndikojë në peshën tuaj, duhet ta dini se do të ndikojë në shëndetin psikik dhe në kënaqësinë e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat