Telefonat e mençur rrisin rrezikun e kancerit?!

Shëndetësia

Telefonat e mençur rrisin rrezikun e kancerit?!

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Përdorimi i telefonit celular 17 minuta në ditë për një periudhë dhjetë vjeçare rrit rrezikun e zhvillimit të tumoreve kancerogjene deri në 60 për qind.

Në hulumtimin e bërë nga ekspertë të UC Bereley, janë përshirë analiza statistikore të 46 studimeve të ndryshme në përdorimin e telefonit celular dhe shëndetin në të gjithë botën, shkruan DailyMail.

Ekspertët e Berkeley kanë ekzaminuar studimet e hershme të kryera në SHBA, Suedi, MB, Japoni, Kore të Jugut dhe Zelandën e Re për të marrë një pamje të gjerë të përdorimit dhe shëndetit të celularëve.

Studiuesit thonë se rrezatimi nga sinjalet lëvizëse ‘ndërhyn në mekanizmat qelizorë’ dhe mund të rezultojë në krijimin e proteinave të stresit që shkaktojnë dëmtime të ADN-së, tumoreve dhe madje edhe vdekjen e qelizave në raste ekstreme.

Autori i studimit Joel Moskowitz ka thënë se njerëzit duhet të minimizojnë kohën në telefonat mobil, t’i mbajnë ata larg trupit të tyre dhe të përdorin një telefon fiks për thirrjet kur është e mundur.

Shkalla e pronësisë së telefonit celular po rritet, në vitin 2011, nga 87 përqind e shtëpive që kishin të paktën një pajisje në shtëpi është rritur në 95 përqind në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat