Pse është e mrekullueshme të jesh shtatzënë gjatë verës

Shëndetësia

Pse është e mrekullueshme të jesh shtatzënë gjatë verës

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 07:48
Ilustrim

Ju jeni shtatzënë gjatë verës. Edhe nxehtësia, atmosfera mbytëse, lagështia, mbajtja e lëngjeve ju vijnë në mendje dhe ju e kuptoni, do të thoshim… panik. Si do ta luftoni me këto kushte.

E megjithatë, vera ka anën e saj të mirë për një grua shtatzënë dhe në fakt, ju keni arsye të ndiheni mirë që jeni shtatzënë në këtë kohë. Shikoni më poshtë arsyet:

Frutat e verës

Shtatzënia kërkon një dietë të shëndetshme dhe shumë fruta. Edhe gjatë verës mund ta mbani këtë “detyrim”, pasi frutat janë një nga më të preferuarit, më të shijshmit, të dobishmit dhe të ftohtit.

Rroba të rehatshme

Veshja është gjithçka për sa i përket komoditetit, por edhe pamjes. Edhe veshjet verore të ajrosura i kombinojnë të dyja.

Ju bëni më shumë aktivitete

Do të bëni shëtitje, do të ecni, do të notoni. Në përgjithësi në verë keni më shumë mundësi në aktivitete.

Ju nuk qëndroni të mbyllur në shtëpi

Në dimër, për shkak të motit, qëndroni më gjatë brenda. Dhe kjo në shtatzëni ndonjëherë dhe për shkak të hormoneve ju hedh psikologjikisht. Në verë dilni, ecni në mbrëmje, mund të shkoni me pushime, kështu që me siguri psikologjia juaj është më e ngritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat