Nuk janë shenjë e mirë duart dhe këmbët

Shëndetësia

Nuk janë shenjë e mirë duart dhe këmbët

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Aju ka ndodhur ndonjëherë që e keni të pamundur t'i ngrohni këmbët dhe duart e ftohta? Nëse kjo është e shpeshtë, atëherë është koha për t'u alarmuar, sepse keni probleme të fshehta shëndetësore.

ANEMIA

Nëse pos duarve dhe këmbëve të ftohta ndjeni edhe simptoma të tjera, si lodhje, dhimbje të kokës dhe plogështi, atëherë kontrolloni hekurin në gjak. Hekuri është përbërësi kryesor i hemoglobinës, molekula që transporton oksigjenin në gjak dhe ia dhuron ngjyrën e kuqe.

DIABETI

Të ftohtët dhe shuplakat e dorës që ju dridhen mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në gjakrrjedhje, si dhe në sistemin nervor, kështu që shpeshherë përcillet me këto gjendje.

STRESI

Stresi po ashtu mund të jetë shkaktar i duarve dhe këmbëve të ftohta. Ai në fakt e shton adrenalinën, hormon ky që prodhohet në gjëndrat e veshkave që i tkurr enët e gjakut e me këtë rast edhe qarkullimi i gjakut është më i dobët dhe për këtë arsye duart dhe këmbët i keni të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat