Ja çfarë tregojnë thonjtë e këmbëve për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Ja çfarë tregojnë thonjtë e këmbëve për shëndetin tuaj

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Ndryshimet në thonjtë tuaj të këmbëve mund të sinjalizojnë probleme themelore shëndetësore.

Një pediatre në Mbretërinë e Bashkuar, Dina Gohil, ka zbuluar simptoma të zakonshme dhe çështjet më të mëdha të mundshme shëndetësore për të cilat duhet të keni kujdes.

Ndër shpjegimet e saj përfshihen thonjtë e zbehtë që tregojnë qarkullim të dobët të gjakut, anemi ose kequshqyerje, ndërsa njollat e bardha tregojnë mungesës e zinkut, shkruan Dailymail.

Ajo ka ofruar një udhëzues gjithëpërfshirës për të treguar se çfarë mund të zbulojnë problemet tuaja të thonjve për mirëqenien tuaj.

“Të gjitha këto mund të shkaktohen nga keqfunksionimet në mëlçi ose zemër dhe ushqimi i dobët, kështu që është e rëndësishme që kjo çështje të kontrollohet” tha ajo.

Thonjët sipas saj mund të ndryshojnë ngjyrën për shkak të diabetit dhe sëmundjeve të veshkave.

“Nëse thonjtë tuaj janë kryesisht të bardhë me një brez të ngushtë rozë në majë, mund të jetë një gjendje e quajtur “Thonjtë e Terryt”, kjo mund të jetë për shkak të plakjes, por gjithashtu mund të tregojë diabetin dhe sëmundjet e veshkave”, tha ajo.

Tutje, ajo shtoi se thonjët mund të tregojnë shumë edhe për sëmundjet me mëlçinë ose edhe mushkëritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat