Nëse eliminoni bukën nga dieta juaj, do të ndodhin këto gjëra

Shëndetësia

Nëse eliminoni bukën nga dieta juaj, do të ndodhin këto gjëra

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:40
Foto Ilustrim

Buka është një nga ushqimet më të njohura, por nëse e eliminoni atë nga dieta juaj, do të ndodhin gjëra të mahnitshme. Buka ekziston në shumë forma të ndryshme dhe se bomba e karbohidrateve është e dëmshme për trupin dhe vijën tonë, por gjithashtu na e zbraz energjinë, transmeton FrontOnline.

Nëse eliminoni ushqimin tuaj të preferuar nga dieta juaj, tri gjëra të mahnitshme do të ndodhnin në trupin tuaj.

Do të humbni kilogramët e shkaktuar nga uji

Buka është plot karbohidrate dhe eliminimi i tyre i papritur nga zakonet e të ngrënit në trupin tuaj vërehet pothuajse menjëherë, në formën e humbjes së peshës.

Por nuk ka të bëjë me humbje të menjëhershme të peshës, por me humbjen e ujit që grumbullohet në trup. Trupi ruan karbohidratet në formën e glikogjenit, acidit laktik që mbledh ujë.

Çdo gram karbohidrate të mbajtura në trup mban dhe lidh tre deri në katër herë më shumë ujë se pesha e tij.

Ju nuk do të jeni më të uritur gjatë gjithë kohës

Karbohidratet e përpunuara, të tilla si buka e bardhë, shkaktojnë një rritje të papritur të trupit tuaj dhe një kërcim të sheqerit në gjak, i cili më pas bie shumë shpejt.

Këto ndryshime dërgojnë sinjale të paqarta në tru që rrisin ndjenjën e urisë dhe dëshirën për ushqim, prandaj ne shtojmë peshë.

Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të eliminoni plotësisht bukën nga dieta juaj, por të zëvendësoni kaloritë boshe dhe bukën e bardhë me ato të bëra nga drithërat që rregullojnë dhe ekuilibrojnë sheqerin në gjak.

Energjia juaj do të rritet dhe tretja juaj do të përmirësohet

Ndryshe nga buka integrale ose e zezë, buka e bardhë nuk përmban fibra, të cilat janë thelbësore për funksionimin normal të zorrëve dhe tretjen. Një ushqim i tillë shkakton kapsllëk dhe probleme me tretjen.

Pasi të hiqni bukën e bardhë nga menyja dhe të përfshini drithërat në dietën tuaj ditore, tretja do të fillojë të funksionojë normalisht dhe lehtë.

Po kështu, karbohidratet janë ushqim dhe lëndë djegëse për trurin. Nëse është me cilësi të mirë, truri punon normalisht, pa ndërhyrje, por nëse ushqimi për trurin nuk është i shëndetshëm, trupi reagon negativisht, kështu që shfaqet një ndjenjë dobësie dhe lodhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat