Kështu ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë

Shëndetësia

Kështu ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Dita Botërore e Zemrës, e cila bie më 29 shtator, festohet çdo vit për të përhapur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbajtjes së zemrës në formë, pasi është një nga organet më të rëndësishme që shpërndan oksigjen dhe lëndë ushqyese në qeliza dhe gjithashtu heq produktet e mbeturinave. Çdo shenjë e shqetësimit të zemrës duhet të merret seriozisht pasi lidhet me jetëgjatësinë dhe mbijetesën e dikujt.

Në vazhdën e pandemisë aktuale Covid, ndërsa njerëzit manovrojnë përmes këtij ndryshimi të paradigmës që përfshin normalen e re, është jetike që njerëzit të qëndrojnë të qetë kolektivisht dhe të bëjnë një përpjekje të ndërgjegjshme për të balancuar punën dhe jetën . Prandaj, është e rëndësishme të hani siç duhet dhe të pajtoheni me shëndetin, stilin e jetës tuaj dhe të kujdeseni për zemrën tuaj.

Pra, krijimi i mjediseve të shëndetshme për zemrën në mënyrë që, çdo njeri kudo qoftë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhje të shëndetshme për veten në çdo mjedis në të cilin jeton, punon apo luan, që të reduktohet rreziku për të pasur sëmundje kardiovaskulare apo goditje në tru.

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore.

Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, për lehtësi, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut. 

I. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën 

Sindroma koronare akute                                 

Kardiomiopatia

Angina                                                                  

Aritmia

Sëmundja kongjenitale e zemrës                    

Sëmundja koronare e zemrës

Insuficienca e zemrës                                    

 Sëmundja inflamatore e zemrës

Sëmundja ishemike e zemrës                         

Sëmundja reumatizmale e zemrës

Sëmundja e valvulës

II.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me trurin

Sëmundja cerebrovaskulare (goditja në tru)

Goditja në tru është ekuivalente e një goditjeje në zemër, dhe është vendi ku rrjedhja e gjakut në tru është bllokuar ose ndërprerë. Pjesa e prekur e trurit është e privuar nga oksigjeni dhe ushqyesit që çojnë në vdekjen e qelizave. Ka dy lloje goditjesh:

a.Goditja hemorragjike                                     

b.Goditja ishemike

III. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sistemin e qarkullimit

Tromboza e venave të thella                                     

  Sëmundja hipertensive e zemrës

Sëmundja e arterieve periferike                                 

 Embolia pulmonare

Fakte nga bota

Semundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër.

5 milionë njerëz vdiqën nga SKV-të në vitin 2012, dhe shifrat janë në rritje duke përfaqësuar kështu 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës, dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër.

Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë të vdesin nga SKV-të.

Më shumë se 3\4 e vdekjeve nga SKV-të ndodhin në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe të mesëm.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme dhe shumë prej tyre mund të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme nga SKV-të mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut.

Individët të cilët janë me SKV, apo janë në rrezik të lartë për SKV (si pasojë e pranisë së një apo më shumë faktorëve të rrezikut si HTA, diabet, hiperlipidemi) kanë nevojë për një diagnostikim dhe menaxhim sa më të hershëm të tyre nga ana e mjekut.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike si: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe obeziteti, diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës si dieta jo e shëndetshme, duhan pirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pasur një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.

Për sa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku i SKV-ve është presioni i lartë i gjakut, të cilit i atribuohet 13 % e vdekjeve globale, ndjekur nga përdorimi i duhanit 9 %, sheqeri i ngritur i gjakut 6%, pasiviteti fizik 6 % dhe mbipesha e obeziteti 5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat