Pneumonia si pasojë e coronavirusit mund të jetë fatale

Shëndetësia

Pneumonia si pasojë e coronavirusit mund të jetë fatale

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Pasojat e pneumonisë mund të jenë të padëmshme, por edhe të rënda dhe madje vdekjeprurëse

Infeksioni që ndez mushkëritë shkaktohet kryesisht nga një infeksion viral ose bakterial. Këtu në ndihmë vjen – jodi.

Prej kohësh dihet se jodi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të trupit tonë, por ajo që jo të gjithë e dinë është se jodi është një mineral që vret bakteret, viruset dhe kërpudhat, shkaktarët kryesorë të pneumonisë.

Profesor T. F. Allen, argumentoi se trajtimi me jod në pacientët me pneumoni do të “ndalonte procesin e hepatizimit (shndërrimi i indit normal të mushkërive në një infiltrat inflamator në pneumoni) brenda njëzet e katër orëve”.

Të kesh pneumoni mund të jetë rraskapitëse dhe në rastin më të rëndë potencialisht rrezik për jetën. Marrja e hapave për t’u kujdesur për trupin tonë duhet të jetë një prioritet në këtë moment.

Për të mbuluar nevojat e përditshme të çdo mikronutrienti është të ndiqni një dietë të ekuilibruar që përfshin një larmi të gjerë ushqimesh.

Mbrojtja më e mirë është një sulm i mirë – ju konsumoni mjaft jod çdo ditë. Algat e detit dhe frutat, gaforret, perimet, janë një burim i shkëlqyer i këtij minerali të fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat