A mund të ndihmojë omega-3 në përmirësimin e kujtesës?

Shëndetësia

A mund të ndihmojë omega-3 në përmirësimin e kujtesës?

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Ekspertët shëndetësorë dietat, të cilat përmbajnë nivele të larta të karbohidrateve të rafinuara, i lidhin me vështirësitë në të mësuar dhe memorien, si dhe shtimin në peshë te brejtësit, primatët dhe njerëzit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se minjtë e moshuar, por jo ata të rinj, që hanin një dietë afatshkurtër me yndyrë të lartë, kishin dëmtuar kujtesën dhe kishin pësuar nivele të rritura të inflamacionit në pjesë të ndryshme të trurit. Studiuesit zbuluan, megjithatë, se një ndërhyrje dietike mund ta zvogëlojë këtë.

Studime të tjera kanë vërejtur se një omega-3, i quajtur acidi docosahexaenoic (DHA), mund të zvogëlojë inflamacionin në tru që lidhet me dëmtimin traumatik të trurit, goditjen në tru dhe rënien njohëse të lidhur me moshën.

Kohët e fundit, studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos (OSU) kryen një studim për të kuptuar mekanizmat pas efekteve neurologjike të dietave të përpunuara dhe nëse plotësimi i omega-3 mund t’i përmirësojë këto efekte.

Ata zbuluan se dietat e përpunuara të ushqimit dëmtuan funksionin e kujtesës te minjtë e moshuar, por jo te ata të rinj, dhe se kjo ndodhi së bashku me shenjat e rritura të inflamacionit. Plotësimi i omega-3, megjithatë, i përmirësoi këto efekte, transmeton Klankosova.tv

“Duke pasur parasysh se shumë dieta të përpunuara janë të ulëta në yndyrë, ne kishim dyshimet tona se do të shihnim ndonjë rezultat domethënës. Jo vetëm që kemi vërejtur dëmtime shumë të rëndësishme të kujtesës, por kemi parë gjithashtu shtim të konsiderueshëm në peshë me këtë dietë. Studime të tjera kanë treguar se sa e dobishme mund të jetë omega-3, por ky studim ka shkuar një hap më tej për të treguar se si konsumimi i tij mund të jetë i mirë për shëndetin mendor”, ka thënë Dr. Ruth Barrientos, Ph.D., autori kryesor i këtij hulumtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat