5 këshilla për të ecur në këmbë deri në punë

Shëndetësia

5 këshilla për të ecur në këmbë deri në punë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:44
Ilustrim

A keni menduar ndonjëherë të shkoni në këmbë në punë? Natyrisht, ky propozim është për ata që nuk jetojnë më shumë se 3 km larg dhe është për ata që nuk punojnë me turne. Për të gjithë të tjerët, mund të jetë një mundësi për të bërë disa lëvizje pa kosto. Por çfarë strategjie duhet të zgjidhni?

Planifikoni rrugën tuaj. Rruga më e mirë për të ecur deri në punë mund të jetë e ndryshme nga ajo që do të zgjidhnit për shëtitje. Mundohuni të përdorni sa më shumë që të jetë e mundur rrugët dytësore të qeta ose shtigjet e gjelbra.

Parashikoni kohën e ecjes. Mos u vono për në punë. Sa kohë do t’ju duhet të ecni për të shkuar në punë? Për ecjen tuaj të parë, planifikoni një ritëm 12-minutësh për kilometër. Nëse keni shumë rrugë me semaforë, mund ta rrisni atë në 15 minuta.

Zgjidhni këpucët e duhura. Ju duhet të vishni këpucë atletike për çdo shëtitje më të gjatë se 10 minuta. Mund t’ju duhet të ndërroni këpucët dhe të vishni ato që janë më të përshtatshme për mjedisin tuaj të punës, duke i lënë në punë ose duke i marrë me vete.

Vishni rrobat e duhura. A mund të ecni në punë me rrobat tuaja të zakonshme të punës? Kjo do të varet nga moti, kohëzgjatja e ecjes suaj dhe ajo çfarë keni veshur. Duhet të shmangen pantallonat ose fundet që kufizojnë lëvizjen e këmbëve. Për shëtitje prej më shumë se 20 minutash, mund të mendoni të vishni veshje të përshtatshme dhe të ndërroheni kur të mbërrini në zyrë.

Përgatituni për mot të keq. Konsideroni të mbani gjithmonë me vete një nga ato mushamat e lira plastike për shi vetëm në rast të një shiu të papritur. Veshja me shtresa mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për nxehtësinë ose të ftohtin e papritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat