Këto janë shenjat që tregojnë se mëlçia rrezikohet seriozisht edhe nëse nuk pini alkool

Shëndetësia

Këto janë shenjat që tregojnë se mëlçia rrezikohet seriozisht edhe nëse nuk pini alkool

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 08:04
Ilustrim

Qe se çfarë do të thotë ndryshimi i ngjyrës së urinës dhe jashtëqitjes

Simptomat e mëlçisë së dhjamosur mund të shfaqen edhe gjatë kryerjes së nevojave.

Sëmundja e mëlçisë është një shkaktar shqetësues i zakonshëm i vdekjes edhe te të rinjtë, dhe shumë prej tyre nuk i vërejnë simptomat derisa të jetë tepër vonë.

Mjekët thonë se ka sinjale që do të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit ose në situata të papritura dhe që mund të jenë shenjë sëmundjeje.

Mëlçia e dhjamosur është një sëmundje që mund ta marrin personat që nuk e kanë pirë kurrë asnjë gllënjkë alkool, madje dy simptoma të mëlçisë së dhjamosur do t’i vëreni kur të shkoni në tualet, thonë ekspertët.

Simptoma e parë do të jetë një ndryshim në ngjyrën e urinës, nëse është e errët në mënyrë të pashpjegueshme, mund të jetë një shenjë e sëmundjes.

Simptoma e dytë lidhet me nevojën e madhe – nëse jashtëqitja duket si katrani, thonë mjekët, ka mundësi që të keni problem me mëlçinë. Nëse jashtëqitja është me ngjyrë shumë të errët, pothuajse e zezë, kjo nuk është kurrë një shenjë e mirë.

Ajo që shumë nuk e dinë është se është e mundur të parandalosh sëmundjet e mëlçisë dhe se nuk është tepër vonë për të ndryshuar stilin e jetesës për t’i dhënë kohë këtij organi të rëndësishëm për të pushuar dhe për të vazhduar të funksionojë.

Gjithçka që ne marrim nëpërmjet ushqimit përpunohet në mëlçi, duke përfshirë këtu edhe alkoolin.

Mëlçia është organi i vetëm që redukton, përpunon apo shkatërron në një masë të konsiderueshme sasinë e alkoolit që ne konsumojmë. Por, mbrojtja nga intoksikimi (helmimi nga një sasi e caktuar alkooli) sigurohet vetëm në një periudhë të caktuar kohore nga mëlçia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat