A ju ndihmon marrja e vitaminës D me depresionin sezonal?

Shëndetësia

A ju ndihmon marrja e vitaminës D me depresionin sezonal?

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Për shumë njerëz, të futen në shpirtin dhe atmosferën e festës është ndjesi familjare dhe shumë emocionuese. Për të tjerë, është thjesht një sfidë e radhës. Bashkë me dimrin, tek një pjesë e mirë njerëzish vjen një lloj depresioni sezonal që shkaktohet si pasojë e temperaturave të ulta, ditëve të shkurtra, errësirës dhe mungesës së diellit. Njëkohësisht fakti që gjatë kësaj periudhe nivelet e vitaminës D ulen, kontribuon në ndryshimet e shpeshta të humorit. 

Edhe nëse nuk e marrim përmes diellit, mund ta marrim në formë suplementi, por sa ndikon kjo në rregullimin e humorit?

Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë nivele të ulëta të serotoninës, hormoni përgjegjës për humorin. Sipas studimeve të kryera, vitamina D mund ta aktivizojë këtë hormon në tru dhe duke thënë këtë mendojmë se marrja e kësaj vitamine gjatë dimrit mund të na ndihmojë të kurojmë depresionin sezonal, por në fakt jo. 

Ekspertët nuk rekomandojnë që ky lloj depresioni të trajtohet përmes vitaminës D dhe zgjidhja numër një mbetet gjithmonë terapia me një specialist. Vitamina D sigurisht që mund t'ju ndihmojë, por nëse shoqërohet me aktivitetet më poshtë:

1. Kujdes me rutinën e mëngjesin dhe atë të mbrëmjes.

2. Bëj një shëtitje në mëngjes.

3. Konsideroje terapinë e dritës duke imituar dritën natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat