Si ta mbroni foshnjën tuaj nga të ftohtit?

Shëndetësia

Si ta mbroni foshnjën tuaj nga të ftohtit?

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 10:16
Ilustrim

Mbrojtja e të porsalindurve nga të ftohtit është e domosdoshme. Duke marrë parasysh se të vegjëlve u mungon yndyra trupore, ata rrezikojnë të humbasin nxehtësinë më shpejt se të rriturit dhe kështu të sëmuren.

“Kapelet, çorapet dhe dorashkat duhet të jenë pjesë e veshjes së foshnjës tuaj, edhe gjatë natës. Por duhet ta keni parasysh si e vishni, pasi veshja nuk duhet të kufizojë lëvizjen e foshnjës”, thotë Dr. Sushma. Tomar, Konsulent Obstetrikë dhe Gjinekologji, Fortis Hospital Kalyan.

Edhe pse është shumë mirë ta merrni fëmijën në diell gjatë ditës, shmangni nxjerrjen e të porsalindurit herët në mëngjes ose vonë në mbrëmje. Por nëse dalja gjatë natës është e pashmangshme, mbulojeni fëmijën siç duhet. Gjithashtu është mirë ta mbani fëmijën pranë trupit tuaj, pasi ngrohtësia e trupit tuaj do ta mbajë atë komod, përcjell Klankosova.tv

Në dimër, rregullimi i temperaturës së dhomës dhe ajrimi është i rëndësishëm për të siguruar dritë të mjaftueshme dhe ajër të pastër në dhomën e të porsalindurit. Dhënia e masazheve me vaj për foshnjat është një praktikë e vjetër në Indi dhe është edhe më e rëndësishme në dimër.

Një masazh me vaj të nxehtë gjatë dimrit është jashtëzakonisht qetësues dhe relaksues për ju dhe të voglin tuaj. Një masazh me vaj të ngrohtë pas banjës ose para gjumit do të relaksojë fëmijën dhe da ta ndihmojë të fle më mirë.

Të ushqyerit me gji dihet që është forma më e mirë e të ushqyerit, por nënat e reja duhet gjithashtu të përfshijnë shumë supa, sallata, perime jeshile, dhe drithëra në dietën e tyre për të qëndruar të shëndetshme.

Përveç ndjekjes së këshillave të sipërpërmendura, është e rëndësishme të ruani higjienën e duhur rreth foshnjës për të parandaluar infeksionin e vogëlushit. Vaksinimi i kërkuar i foshnjës është gjithashtu i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat