A mund të shkaktojë diabet konsumimi i një ose më shumë vezëve në ditë?

Shëndetësia

A mund të shkaktojë diabet konsumimi i një ose më shumë vezëve në ditë?

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Vezët janë burim energjie proteinash dhe shpesh sugjerohen të konsumohen çdo ditë. Por një studim i ri sugjeron se konsumimi i një ose më shumë vezëve në ditë mund ta bëjë njeriun të prirur ndaj një rreziku të shtuar të diabetit të tipit 2 me 60 për qind.

Botuar në British Journal of Nutrition, studiuesit krahasuan konsumin e vezëve me nivelet e glukozës në gjak në më shumë se 8 mijë pjesëmarrës nga Anketa e Shëndetit dhe Ushqimit në Kinë.

Studimi vuri në dukje se si pjesëmarrësit që hanin më shumë vezë ishin më pak aktivë fizikisht, kishin nivele më të larta të kolesterolit në serum dhe kishin konsumuar më shumë yndyra dhe proteina shtazore, shkruan Indianexpress.

Sipas studimit të udhëhequr nga Universiteti i Australisë Jugore, rreziku u bë edhe më i madh për gratë në krahasim me burrat. Ai përmendi se si mund t’i atribuohet oksidimit dhe inflamacionit nga kolina e gjetur në të verdhat e vezëve, e cila pengonte përthithjen e karbohidrateve nga kimikatet që gjenden në të bardhët e vezëve.

Ndërsa hulumtimi dha rezultate “jo përfundimtare”, sipas Mayo Clinic, vezët e pulës janë një burim i përballueshëm i proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese.
Ato janë gjithashtu natyralisht të larta në kolesterol. Por kolesteroli në vezë nuk duket se ngre nivelin e kolesterolit ashtu siç e bëjnë ushqimet e tjera që përmbajnë kolesterol, të tilla si yndyrat trans dhe yndyrnat e ngopura.

Dietologu, Dr Shaival Chandalia, tha se megjithatë, nëse konsumohen vezë të shumta së bashku me të verdhat si dhe ushqime të tjera si gjalpi, vaji dhe djathi, atëherë mund të rrisin peshën, kolesterolin dhe rrezikun e diabetit.
“Një sasi e sigurt dhe, në fakt, e dobishme është të konsumoni deri në dy të bardha veze në ditë. Kjo është e rëndësishme në dietën vegjetariane indiane, e cila ka mangësi në proteina”, tha Dr Chandalia.

Kurse Dietologia, Neha Pathania, tha se një vezë e madhe përmban rreth 200 mg kolesterol.

“Pra, kjo mund të jetë e dëmshme për diabetikët. Prandaj, mënyra më e mirë për të konsumuar vezët është t’i zieni ato dhe t’i shërbeni me kripë, piper dhe gjethe koriandër ose mund të bëni një omëletë perimesh duke përdorur dy vezë. Dhe sigurohuni që të hani me moderim për të shmangur efektet anësore të ngrënies së vezëve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat