Ja cila është mosha ideale për të mbetur shtatzënë

Shëndetësia

Ja cila është mosha ideale për të mbetur shtatzënë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Fëmija është një ndër momentet më të bukura të një çifti në jetën e tyre dhe shpesh të gjithë mund të kenë dilemën se kur është koha ideale për tu bërë prindër.

Nuk është e thënë që menjëherë pas disa muajve martesë të bëni një fëmijë, pasi dhe mëmësia ka moshën e saj ideale.

Sipas një studimi shkencor nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, mosha 35 vjeçare është mosha e përkryer për t’i dhënë jetë një fëmije.

Besohet se shtatzënia pas moshës 30 vjeç është e rrezikshme, por kjo gjë nuk është e vërtetuar, përkundrazi studimet e ndryshme vërtetojnë të kundërtën.

Në këtë kohë, femra ndihet shumë më e vendosur dhe e sigurtë për një hap të tillë,k o gjë ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor të femrës gjithashtu dhe lidhet ngushtë me hormonet.

Estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë në aftësitë njohëse dhe funksionet e trurit sidomos nëse trupi i femrës përjeton një shtatzëni në moshë të vonë.

Asnjëherë mos u ndjeni nën presion, tashmë e keni përgjigjen e duhur për secilin që ju bën këtë pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat