4 simptomat që tregojnë fillimin e skizofrenisë

Shëndetësia

4 simptomat që tregojnë fillimin e skizofrenisë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:17
Ilustrim

Sikurse raportohet nga të dhënat e mëparshme, 1 në 1000 njerëz vuajnë nga skizofrenia, dhe shumë prej tyre nuk ishin në dijeni të simptomave të para. Skizofrenia është një sëmundje serioze që ndikon në sistemin dhe funksionet e trurit që ndikojnë në sjelljen e njerëzve dhe në mënyrën se si e perceptojnë botën.

Instituti kombëtar raporton se rreth 20 milionë njerëz vuajnë nga skizofrenia. Simptomat e para fillojnë të shfaqen mes moshës 20 dhe 25 vjeçare  dhe është një sëmundje që zakonisht prek më shumë burrat se gratë.

Shpesh njerëzit që vuajnë prej saj nuk mund t’i dallojnë simptomat, për shkak të ndryshimeve emocionale. Këtu janë 4 simptomat e zakonshme:

Iluzionet:

Imazhet dhe ngjarjet që nuk janë pjesë e realitetit dhe që janë plotësisht imagjinare fillojnë të dalin në jetë tek njerëzit me këtë sëmundje. Iluzioni është simptoma më e zakonshme e saj.

Lëvizja konfuze:

Njerëzit me këtë patologji kanë shumë vështirësi në kryerjen e detyrave. Ata mund të paraqesin sjellje të papritura. Si rregull, ata nuk janë të dhunshëm, por episodet e shpërthimit nervor mund të ndodhin ose ta mbajnë të bllokuara për orë të tëra.

Fjalime dhe mendime jonormale:

Njerëzit me skizofreni e kanë shumë të vështirë të ndjekin një fije logjike gjatë një teme ose diskutimi, kanë vështirësi në komunikimin dhe dhënien e përgjigjeve konkrete, flasin në mënyrë jokoherente dhe shpikin fjalë. Ata gjithashtu kombinojnë fjalë të rastit për t’i dhënë jetë diskurseve që nuk kanë lidhje logjike.

Sjellje jonormale:

Njerëzit e prekur nga kjo patologji shpejt humbasin interesin për aktivitetet e përditshme që më parë i kanë ndjekur me një ritëm të caktuar. Zakonisht një nga simptomat e para është humbja e aftësisë për të ndier kënaqësi në raste të caktuara dhe izolimi nga të tjerët.

Simptomat e skizofrenisë ndryshojnë me kalimin e kohës, ashpërsisë dhe rrjedhës së sëmundjes. Nuk është e lehtë të kuptosh një mik apo një anëtar të familjes që po kalon simptomat e para të kësaj sëmundjeje, por është shumë e rëndësishme që të jeni të vëmendshëm ndaj gjërave të vogla që mund të jenë të rëndësishme në identifikimin e kësaj sëmundjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat