Çfarë tregojnë duart e ftohta për shëndetin

Shëndetësia

Çfarë tregojnë duart e ftohta për shëndetin

Më: 18 mars 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Sëmundja Raynaud është një sëmundje që shkakton ftohje të gishtave të këmbës apo duarve gjatë ekspozimit të ftohtit ose gjatë stresit.

Gjatë kësaj sëmundjeje, enët e gjakut të lëkurës së duarve dhe këmbëve ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e gjakut që qarkullon në lëkurë. Zakonisht nga kjo sëmundje preken femrat.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë: gishta të ftohtë, ndryshime në ngjyrën e lëkurës, shpime të gishtave dhe dhimbje.

Gjatë një ataku të kësaj sëmundjeje, në fillim zonat e prekura të lëkurës zbardhen. Pas kalimit të sulmit, zonat e prekura kthehen në të kuqe dhe bëhen të ënjtura. Krahas gishtave, kjo sëmundje mund të prekë edhe hundën, buzët apo veshët.

Shkaqet e kësaj sëmundjeje konsiderohen të jenë ngushtimi i enëve të gjakut apo spazma. Zakonisht temperaturat e ulëta e shkaktojnë këtë ngushtim, futja e duarve në ujë të ftohtë apo marrja e diçkaje të ftohtë nga frigoriferi.

Disa nga faktorët e rrezikut konsiderohen të jenë: seksi, historia familjare, klima dhe mosha.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje zakonisht bëhet me anë të ilaçeve, mirëpo simptomat mund të kontrollohen ndonjëherë edhe pa ilaçe, kur pacienti tregon kujdes ndaj të ftohtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat