Mënyra më e mirë për të larguar erën e pakëndshme të gojës

Shëndetësia

Mënyra më e mirë për të larguar erën e pakëndshme të gojës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 20:20
Ilustrim

Aroma e pakëndshme e gojës, edhe pse pak flasim për të, është një shqetësim për të gjithë. Për ta eliminuar këtë problem, flet dentistja amerikane, Ada Cooper.

Të lash dhëmbët nuk mjafton

Ja që, të lash dhëmbët nuk mjafton. Duhet larë edhe gjuha, sepse bakteret mund të grumbullohen në sipërfaqen e saj, ose në pjesën e pasme dhe mund të jenë shkak i erës së pakëndshme.

Pi shumë ujë

Kur goja thahet, ka më pak pështymë dhe bakteret zhvillohen më lehtësisht. Gjithashtu, kafeja, alkooli, duhani apo disa ilaçe e thajnë gojën dhe është e domosdoshme të pish shumë ujë gjatë ditës.

Laj dhëmbët pas ngrënies

Të lash dhëmbët dhe të përdorësh fillin interdental pas ngrënies, është shumë e nevojshme për të ndaluar grumbullimin e baktereve në gojë. Ky veprim është veçanërisht i rëndësishëm në mbrëmje, para se të shkosh për të fjetur.

Kujdes me erën e gojës

Nëse vazhdoni me erën e pakëndshme të gojës edhe pse mundohesh ta ekuilibroshi me shpëlarës, mund të jetë problem i higjienës ose ndonjë problem dentar. Duhet të shkosh te dentisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat