​Këta pesë numra të rëndësishëm përcaktojnë shëndetin e zemrës

Shëndetësia

​Këta pesë numra të rëndësishëm përcaktojnë shëndetin e zemrës

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:58
Ilustrim

Pa një zemër të shëndetshme, është pothuajse e pamundur që trupi të funksionojë siç duhet. Shëndeti i zemrës varet nga pesë numra të rëndësishëm.

Presioni i gjakut

Niveli i presionit të gjakut është shumë i rëndësishëm për shëndetin e trupit. Nuk është mirë nëse presioni është i lartë apo i ulët. Niveli normal i presionit të gjakut është 120/80, sipas ekspertëve.

Indeksi i masës trupore

Pesha dhe indeksi i masës trupore janë të lidhura drejtpërdrejt me shëndetin e zemrës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të vëzhgoni peshën tuaj, sepse mbipesha ka një ndikim negativ në shëndetin. Një indeks i masës trupore më i madh se 25 konsiderohet i keq.

Sasia e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak dëmton enët e gjakut dhe nervat që ndihmojnë funksionimin e zemrës. Mund të çojë në diabet dhe pasoja më të rënda shëndetësore.

Sasia e kolesterolit

Kolesteroli është një tjetër numër i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Përkatësisht, kolesteroli i ngritur dëmton enët e gjakut, gjë që mund të çojë në sulm në zemër dhe goditje në tru.

Numri i orëve të gjumit

Një i rritur duhet të flejë tetë orë. Gjumi i pakët ka një efekt negativ në sistemin kardiovaskular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat