Zgjidhja e problemit të duhanpirësve nis nga alternativat pa tym!

Shëndetësia

Zgjidhja e problemit të duhanpirësve nis nga alternativat pa tym!

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 00:58
Ilustrim

Duhanpirja mbetet problem global, me 1.3 miliardë duhanpirës në botë. Metodat e deritanishme mjekësore nuk kanë qenë 100% të suksesshme për lënien e duhanit. Institucione ndërkombëtare të kujdesit ndaj konsumatorit i shohin alternativat pa tym si një mundësi më pak të dëmshme për duhanpirësit.

Në shumë shtete ka nisur me kohë ndërgjegjësimi i qytetarëve lidhur me tymosjen e cigares. Fokusi është për një të ardhme pa tym, ndaj dhe ekspertët e shëndetit punojnë përtë gjetur metoda që mund t’u vijnë në ndihmë duhanpirësve për të lënë cigaren.

Për të arritur këtë qëllim nuk është aq e lehtë dhe këtë e pohojnë që të gjithë. Së fundmi edhe tek kjo fushë është vënë re se mundësia e zgjedhjes është pika kyçe për të zgjidhur këtë problem. Sigurisht për personat e rritur që pinë cigare këshilla më e mirë është që ta ndalojnë tymosjen e saj, e ndërsa për ata që nuk e përdorin të mos e nisin. Por mes 1.3 miliardë duhanpirës, ka persona që zgjedhin të vazhdojnë ta pinë cigaren.

Për këtë grup, kohët e fundit është provuar prezantimi i një metode të re për të arritur kalimin në alternativa më të sigurta. Pas kërkimeve shkencore dhe avancimit të teknologjisë, për këta duhanpirës është arritur të krijohet një kategori produktesh pa tym. Thelbi i këtyre pajisjeve qëndron tek ofrimi i alternativave të cilat shmangin 95% të shkaktarëve të sëmundjeve.

Institucioni i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe kanë deklaruar se “duhanpirësit duhen inkurajuar dhe informuar për përdorimin e alternativave pa tym, në vend të cigareve me djegie”.

Ndërkohë Administrata e Kontrollit të Ushqimit dhe Barnave në Amerikë ka autorizuar prezantimin e pajisjeve me ngrohje “siteknologji e përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit publik”. Përmes kërkimeve shkencore kjo agjenci vuri re se aerosoli i prodhuar nga teknologjia e pajisjeve me ngrohje “përmbante më pak toksina se tymi i cigares”.

Ndaj dhe shumë vende siJaponia, Zelanda e re, Australia apo Kanadaja kanëpunuar për të përfshirë një fushatë informimi për këto produkte për qytetarët e tyre. Po në këto vende, metoda e reduktimit të dëmit, pra mundësimi i alternativave që shmangin dëmet në shëndet, ka dhënë rezultate domethënëse. Ndaj për një të ardhme pa tym, hapa të tillë janë vërtetë të rëndësishëm për sigurimin e shëndetit më të mirë për të gjithë shoqërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat