Një minierë e vërtetë vlerash ushqyese, ja pse mjekët rekomandojnë të mos e ndani shegën nga tryeza këtë sezon

Shëndetësia

Një minierë e vërtetë vlerash ushqyese, ja pse mjekët rekomandojnë të mos e ndani shegën nga tryeza këtë sezon

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Ilustrim

E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Të gjithë këta përbërës luftojnë kolesterolin e lartë, hipertensionin, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalojnë hemorroidet, ndihmojnë gratë gjatë menopauzës.

1.Pastron gjakun: Shega është e pasur me flavonoide dhe vitaminë C që pastrojnë gjakun nga yndyrnat. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë.

2.Balancon çrregullimet hormonale: Studimet e fundit kanë zbuluar se sheganë sajë të pranisë së madhe të antioksidantëve dhe fitoetrogjenit, kanë një veprim balancues në sistemin hormonal qoftë te burrat ashtu edhe tek gratë. Ajo funksionon si katalizator i çrregullimit të humorit te femrat në menopauzë.

3.Përmirëson shëndetin kardiovaskular: Një studim i publikuar në "Journal of Clinical Nutrition" ka vërtetuar se lëngu i shegës mund t'ju mbrojë nga formimi i depozitave yndyrore brenda arterieve. Kjo është e lidhur me vetitë antioksidante të këtij fruti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat