Mos ndoshta jeni alergjik dhe s'e dini? Njihuni me disa nga alergjitë më të rrezikshme

Shëndetësia

Mos ndoshta jeni alergjik dhe s'e dini? Njihuni me disa nga alergjitë më të rrezikshme

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Nëse mendoni se alergjia nga pluhuri, veza, susami është diçka e tmerrshme atëherë na duhet t’ju themi se e keni gabim. Si do t’ja bënit nëse do të kishit alergji nga uji apo nga lëkura? Në fakt ekzistojnë disa tipe alergjish që janë vërtetë të frikshme. Për çfarë bëhet fjalë?

1. Alergjia ndaj mishit

Disa njerëz i drejtohen dietës vegane për arsyet e tyre dhe me dëshirë ama disa të tjerë detyrohen të ndjekin një dietë ushqimore vegane. Arsyeja është alergjia që disa individë kanë nga mishi dhe të gjithë nënproduktet e tij. Si do t’ju dukej jeta pa bacon, sallam, fileto dhe gjëra të kësaj natyre?

2. Alergjia ndaj ujit

Alergjia ndaj ujit është pa dyshim ndër alergjitë më të rrezikshme për të mos thënë më e rrezikshmja. Simptomat e kësaj alergjia shfaqen me kruarje, skuqje, irritime të syve dhe lëkurës. Kjo lloj alergjie zakonisht prek fëmijët dhe zhduket me kalimin e kohës.

3. Alergjia ndaj lëkurës

Disa individë janë më të ndjeshëm kur vjen puna tek kontaktet në lëkurë. Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni irritime pasi keni takuar dikë në faqe? Atëherë me siguri ju keni këtë lloj alergie nga lëkura e një personi tjetër.

4. Alergjia nga krudot

Në një artikull të mëparshëm kemi shpjeguar për parazitët që egziston mundësia të gjenden tek ushqimet e pa gatuara që ndryshe njihen si krudo. Kjo është arsyeja pse disa njerëz përballen me shenja të cilat u ngjajnë reaksioneve ushqimore kur konsumojnë krudo.

5. Alergjia nga i ftohti

Kjo lloj alergjie përgjithësisht prek të rriturit. Individë të caktuar kur kalojnë në mënyrë të menjëhershme nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë përballen me simptoma si kruarje, irritim dhe tkurrje të muskujve të zemrës. Kjo bën që kjo lloj alergjie për shumë njerëz të rezultojë edhe vdekjeprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat