A është shqetësuese ënjtja e këmbëve gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

A është shqetësuese ënjtja e këmbëve gjatë shtatzënisë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Gjatë shtatzënisë, trupi i një gruaje kalon nëpër shumë ndryshime, një i tillë është ënjtja në pjesë të caktuara të trupit, veçanërisht në këmbë dhe kyçe.

Në një postim në Instagram, Amina Khalid, gjinekologe shkroi se ënjtja e këmbëve në shtatzëni është zakonisht një simptomë e zakonshme, por jo gjithmonë është e tillë

“Ënjtja e këmbëve në shtatzëni është një simptomë e zakonshme, por kjo mund të tregojë për shumë gjendje themelore”, duke shtuar se nëse modeli i ënjtjes është i ndryshëm dhe është i pranishëm në pjesë të tjera të trupit, atëherë nuk duhet të injorohet.

Sipas saj, për shkak të ndryshimeve hormonale në shtatzëni, trupi juaj fillon të mbajë ujë dhe lëngje shtesë për të përmbushur nevojat e foshnjës në rritje.

Me përparimin e shtatzënisë dhe rritjen e foshnjës, pesha e mitrës dhe foshnjës fillon të ushtrojë presion mbi venat e këmbëve tuaja, gjë që redukton aftësinë e venave për të kthyer gjakun në zemër. Me ngadalësimin e rrjedhës së gjakut, presioni rritet brenda enëve, duke bërë që uji të rrjedhë nga venat, duke çuar në ënjtje që shihni në kyçet dhe këmbët tuaja”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu u shpreh se enjtja kryesisht kufizohet vetëm në kyçet dhe këmbët tuaj, duke shtuar se nuk ka ënjtje të këmbëve në mëngjes.

Enjtja përparon gjatë gjithë ditës dhe është më shumë në mbrëmje ose natën për shkak të presionit të peshës së foshnjës”, shtoi tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat