Çfarë mund t'ju tregojë goja për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Çfarë mund t'ju tregojë goja për shëndetin tuaj

Më: 17 prill 2023 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Goja është e prekshme ndaj sulmeve të vazhdueshme nga mikrobet, si dhe ndaj konsumit të vazhdueshëm të ushqimeve. Si një portë e traktit respirator dhe tretës të trupit, goja është gjithashtu një dritare për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Prishjen e dhëmbëve

Prishja e dhëmbëve është e zakonshme në çdo fazë të jetës dhe është e lidhur me një numër të jashtëzakonshëm sëmundjesh, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, ulcerat e stomakut dhe dështimin e veshkave. Bakteret që jetojnë në gojë sekretojnë acide që gërryejnë sipërfaqen e smaltit të dhëmbit, duke shkaktuar karies (kavitete). Nëse kavitetet nuk trajtohen, bakteret do të sulmojnë dentinën, shtresën nën smalt dhe përfundimisht do të infektojnë pulpën e brendshme të dhëmbit. Simptomat përfshijnë njolla të zbardhura në dhëmbë, ndjeshmëri ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit, erës së keqe të gojës dhe dhimbje të dhëmbëve ose nofullës.

Çrregullimi temporo-mandibular

Çrregullimi i artikulacionit temporo-mandibular, është një gjendje e dhimbshme që përfshin nyjën e nofullës, një nyje komplekse, e përfshirë në përtypjen, gëlltitjen, të folurit dhe gogësitë. Simptomat e TMD mund të përfshijnë dhimbje të nofullës, vështirësi në hapjen ose mbylljen e gojës dhe një zhurmë kërcitjeje gjatë lëvizjes së nofullës.

Bruksizmi

Bruksizmi është shtrëngimi ose kërcitja e dhëmbëve. Për shkak se zakonisht ndodh gjatë gjumit, konsiderohet një çrregullim i lëvizjes i lidhur me gjumin, megjithëse mund të ndodhë edhe kur jeni zgjuar. Është më e zakonshme tek fëmijët dhe mund të shoqërohet me stres dhe apne të gjumit në moshën madhore. Shenjat që ju mund të shtrëngoni ose kërcitni dhëmbët përfshijnë gjumë të dobët, dhimbje koke, dhimbje në qafë dhe nofulla, dhëmbë të dëmtuar.

Gojë e thatë

Goja e thatë formalisht, e quajtur xerostomia është një gjendje e zakonshme dhe nuk është një çrregullim në vetvete , por më tepër një simptomë ose efekt anësor. Mund të shkaktohet nga medikamente që zvogëlojnë rrjedhën e pështymës, frymëmarrjen nga goja për shkak të kongjestionit të hundës etj. Goja e thatë ndikon si në cilësinë e jetës ashtu edhe në shëndetin oral, duke shkaktuar shqetësime, duke ndikuar në aftësinë për të shijuar, duke e vështirësuar të folurin dhe gëlltitjen dhe duke rritur cenueshmërinë ndaj kariesit dentar dhe infeksioneve mykotike.

Ulçera në gojë

Ulçerat e gojës janë lezione të vogla dhe të cekëta që gjenden në gjuhë, pjesa e brendshme e faqeve, buzë. Ulcerat aftoze janë lloji më i zakonshëm dhe zakonisht sherohen vetë, por ulçera e gojës mund të lidhet gjithashtu me një sërë kushtesh, duke përfshirë infeksionet virale, sëmundje gastrointestinale si celiac dhe Crohn, çrregullime autoimune, si dhe tumore beninje ose malinje.

Virusi herpes simplex

Virusi herpes simplex i tipit 1 (HSV-1) është një virus shumë infektiv që zakonisht pushton qelizat nervore rreth gojës dhe mund të shkaktojë shpërthime të flluskave të dhimbshme. Shpërthimet shpesh paraprihen nga ndjesi shpimi gjilpërash, nxehtësie, kruajtjeje ose dhimbje ku shfaqen flluska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat