Sindroma Post-Vac kundër COVID-19: çfarë dihet deri tash?

Shëndetësia

Sindroma Post-Vac kundër COVID-19: çfarë dihet deri tash?

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:23
Ilustrim

Më shumë se 13 miliardë doza vaksinash janë dhënë në mbarë botën gjatë pandemisë korona.

Vetëm në Gjermani janë dhënë 192 milionë doza – kurrë më parë kaq shumë njerëz nuk kanë marrë një ose më shumë injeksione kundër të njëjtës sëmundje në një kohë kaq të shkurtër.

Jo të gjithë e përballuan mirë këtë vaksinë. Që nga vaksinimi, disa njerëz kanë vuajtur nga një sërë simptomash, disa prej tyre të rënda, që e bëjnë të pamundur për ta të kenë një jetë normale.
 

Disa duan që prodhuesi i vaksinave, BioNTech të paguajë dëmshpërblim për dëmet e pësuara nga vaksina, i njohur si sindroma Post-Vac.

Shumë njerëz kanë ndjerë është dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke ose ethe.

Këto simptoma zhduken përsëri pas një kohe të shkurtër dhe konsiderohen si një reagim normal i vaksinimit. Sindroma Post-Vac është më shumë, shumë më tepër se kaq. Se çfarë saktësisht, askush nuk e di ende.

Sindroma Post-Vac nënkupton një varg simptomash dhe pamjesh klinike që janë të ngjashme me ato të Covid-it: sindroma e lodhjes kronike (CFS/ME), migrena, dhimbje muskulore ose sëmundje kardiovaskulare.

Sado të shumëllojshme të jenë simptomat, ato kanë një gjë të përbashkët: Ato sulmojnë të prekurit menjëherë pas vaksinimit kundër koronës. Dhe për shkak se efektet anësore të vaksinimit dhe dëmtimi janë gjithmonë të lidhura ngushtë me injeksionin, supozimi se kjo ka ndodhur pas vaksinimit është sigurisht i qartë.

Nga pikëpamja e njerëzve të prekur, kjo është plotësisht e kuptueshme, thotë Harald Prüß nga Berlin Charité në Berlin. Por ai pohon se se sindroma Post-Vac “është totalisht e mbivlerësuar në dimensionin e saj”.

Deri më 31 tetor 2022, pothuajse 51.000 raste të dyshuara të efekteve anësore serioze pas vaksinimit kundër koronës janë raportuar në Institutin Paul-Ehrlich, që është autoriteti federal përgjegjës për vaksinat dhe ilaçet në Gjermani dhe i cili ka shkruar raporte të rregullta sigurie për vaksinën kundër koronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat