Rrezik për amputim të gjymtyrëve: Studimi tregon si ndikon divorci te burrat me diabet

Shëndetësia

Rrezik për amputim të gjymtyrëve: Studimi tregon si ndikon divorci te burrat me diabet

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Burrat me diabet, të cilët janë të divorcuar, rrezikohen më shumë për t’iu amputuar një pjesë ose të gjitha këmbët, ka zbuluar një studim i ri.

Njerëzit me diabet që janë të divorcuar kanë 67% më shumë gjasa që t'i nënshtrohen një amputimi të gjymtyrëve (prerje e gjymtyrëve) të poshtme sesa ata që janë të martuar. Burrat janë në rrezik 57% më shumë se gratë.

Të dhënat dolën nga një hulumtim i kryer midis 66,569 personave me diabet në Suedi dhe detajet do të prezantohen në një konferencë të specialistëve të sëmundjes.

Nevoja për amputim të gjymtyrëve të poshtme është një efekt anësor serioz, por i zakonshëm i diabetit dhe më të rrezikuar janë njerezit me diabet të tipit 1 dhe 2.

Autorët e studimit thanë se nuk mund të ishin të sigurt pse të divorcuarit e të dy gjinive ishin më të rrezikuar se të martuarit, por spekuluan se kjo “mund të jetë për shkak të një ndryshimi në kujdesin ndaj vetes dhe zakoneve ushqimore të vërejtura tek njerëzit kur divorcohen dhe ka më shumë gjasa të jetojnë vetëm.

Të dhënat do të rishikohen në konferencën vjetore të Shoqatës Europiane për Studimin e Diabetit në fillim të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat