Keni ankth apo sulm paniku? Terapistja shpjegon ndryshimet

Shëndetësia

Keni ankth apo sulm paniku? Terapistja shpjegon ndryshimet

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të hapur ndaj sfidave me shëndetin mendor. Por, ndërsa pësojnë një sulm apo atak paniku, vetë-diagnostim apo të kuptuarit e asaj që po të ndodh në disa raste është i dobishëm e në raste të tjera mund të çojë në pasoja më të rënda.

Shpesh është e paqartë vija ndarëse midis ankthit dhe sulmit të panikut. Një psikologe klinike, Dr.Julie Smith shpjegon përmes një videoje se duhen dalluar simptomat midis ankthit, sulmeve të ankthit dhe sulmeve të panikut.

"Sulmet e ankthit po përdoren gjerësisht si terma në mediat sociale”, thotë Smith. "Dhe arsyeja për këtë është sepse nuk është një çrregullim klinik ose një diagnozë".

Për shkak të keqinformimit në mediat sociale, Smith thotë se ky term po përdoret shumë si për të nënkuptuar shtimin e ankthit përpara një ngjarjeje të pritshme. Kjo nuk është diçka e njëjtë me një sulm paniku.

"Një atak paniku është rritje e papritur e frikës dhe shqetësimit intensiv që arrin kulmin brenda disa minutave. Gjatë kësaj kohe, ju përjetoni një sërë simptomash të forta", shpjegon Smith. "Ndërsa po përjeton ankth, ataku i panikut cilësohet si kulmi i kësaj gjendjeje dhe simptomat nisin të bëhen më intensive. Ju filloni të mendoni se do të vdisni ose mund të humbni plotësisht kontrollin e gjërave dhe jetës suaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat