Me 60 euro në muaj në fruta e perime ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shëndetësia

Me 60 euro në muaj në fruta e perime ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Përshkrimi i frutave dhe perimeve mund të ulë rrezikun e njerëzve për sëmundje vrasëse të zemrës, tregon një studim.

Pacientëve që u jepeshin rreth 50 funte (rreth 60 euro) në muaj për të blerë më shumë zarzavate në supermarkete kishin 62 për qind më shumë gjasa të shihnin përmirësime në shëndetin e tyre pas deri në 10 muaj, raporton “The Sun”.

Mesatarisht, me rritjen e konsumimit të zarzavateve u regjistrua rënie e presionit të gjakut dhe sheqernave.

Dr Kurt Hager, nga Universiteti i Massachusetts, tha: “Këto rezultate tregojnë se recetat e prodhimit mund të vendosin një bazë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies”.

Rreth 7.6 milionë njerëz aktualisht jetojnë me një sëmundje të zemrës, ose të qarkullimit të gjakut në Mbretëri të Bashkuar, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia e frutave dhe perimeve mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve vrasëse, sepse ato janë të pasura me vitamina C dhe A.

Këta antioksidantë ndihmojnë në reduktimin e grumbullimit të pllakave nga kolesteroli në arterie, gjë që mund të çojë në bllokime nëse nuk kontrollohet normalisht.

Studimi më i fundit, i botuar në “Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes”, vështroi se si përshkrimi i ushqimeve ndihmon në përmirësimin e rezultateve të pacientëve.

Rreth 1 mijë 817 fëmijë dhe 2 mijë 064 të rritur në ShBA u regjistruan në një nga nëntë programet e përshkrimeve të operuara nga organizata bamirëse “Wholesome Wave” nga viti 2014 deri në 2020. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat