Përdorimi i duhanit dhe marihuanës lidhet me rrezik më të lartë të depresionit dhe ankthit

Shëndetësia

Përdorimi i duhanit dhe marihuanës lidhet me rrezik më të lartë të depresionit dhe ankthit

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Përdorimi i duhanit dhe marihuanës njëherazi rrit dukshëm shanset për depresion dhe ankth, sugjeron një studim i ri. Midis rreth 54,000 të rriturve të SHBA-së, ata që përdorën të dyja substancat përjetuan ankth ose depresion pothuajse dy herë më shumë se ata që nuk përdorin, zbuluan studiuesit.

“Pirja e duhanit nuk ndihmon për të përballuar ankthin dhe depresionin dhe ka gjasa të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor në afat të gjatë”, tha studiuesi kryesor Nhung Nguyen, një asistent profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë.

“Koordinimi i ndërprerjes së duhanit dhe kanabisit me trajtimin e shëndetit mendor mund të jetë i dobishëm për njerëzit që përdorin duhanin dhe kanabisin”, tha Nguyen. “Përveç kësaj, kontrolli për përdorimin e duhanit dhe kanabisit duhet të zbatohet në mjediset e trajtimit të shëndetit mendor”.

Pse kombinimi i duhanit dhe marihuanës mund të shkaktojë depresion dhe ankth nuk është ende e qartë.

Për më tepër, ky studim nuk mund të vërtetojë se kombinimi i duhanit dhe kanabisit shkakton depresion dhe ankth, vetëm se mund të ekzistojë një korrelacion midis të dyjave, paralajmërojnë studiuesit.

Nguyen pranoi se njerëzit që janë të prirur ndaj depresionit dhe ankthit mund të tërhiqen nga duhani dhe kanabisi si një mënyrë për t’u ndjerë më mirë.

Hulumtimet e kaluara tregojnë gjithashtu se njerëzit që janë në ankth ose depresion kronik mund t’i tërheq kanabisi dhe duhani.

26.5% prej tyre që përdornin duhan dhe kanabis, raportuan ankth dhe 28.3% sosh depresion. Në mesin e atyre që nuk përdorën asnjërën nga këto ilaçe, 10.6% raportuan ankth dhe 11.2% raportuan depresion, zbuluan studiuesit.

Shanset për të pasur probleme të shëndetit mendor ishin afërsisht 80% më të mëdha për ata që përdornin duhan dhe kanabis, krahasuar me ata që nuk përdornin asnjërën, zbuloi studimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat